ZYRTARE/ ‘Dreka e fundit’, Orges Shehi firmos me Tiranën

ZYRTARE/ ‘Dreka e fundit’, Orges Shehi firmos me Tiranën

Orges Shehi

Orges Shehi do vijojë të mbetet trajneri i KF Tiranës edhe për sezonin tjetër. Pavarësisht sezonit të mbyllur jo ashtu siç pritej, drejtuesit e klubit të futbollit të Tiranës i kanë kërkuar Shehit të vijojë të jetë trajner i kryeqytetasve për të vijuar projektin e nisur dy sezone më parë.

Lajmi u konfirmua nga vetë KF Tirana në një njoftim ku theksohet se Shehi ka bërë një punë mjaft të mirë me klubin dhe se do të jetë në krye të projektimit të një skuadre solide dhe kampione. 

"Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës @tefikosmani21 shprehin falenderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dy vjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës KF Tirana. Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu"-thuhet në njoftimin e KF Tiranës.

Për Shehin pati oferta të shumta edhe nga skuadra të tjera të Superligës si Vllaznia dhe skuadra të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, ‘Shkëndija’ që siç mësohet ishte e gatshme të plotësonte të gjitha kërkesat e tij.

Gjithsesi, kjo gjë nuk u konkretizua pasi në një ‘drekë të fundit’ me presidentin e bardhebluve të Tiranës, Refik Halili vendosi të zgjaste kontratën për një sezon të tretë bashkëpunimi.

Në 1 qershor, pas dënimeve të marra nga Komisioni i disiplinës që rezultuan fatale për kampionatin, KF Tirana humbi edhe mundësinë për të fituar Kupën e Shqipërisë duke u mposhtur me rezultatin 1-0 nga Egnatia.

 

 

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë