Në Selman Stërmasi ishin miqtë të cilët kaluan dy herë në avantazh. Fillimisht me Nikajn dhe më pas me Mazarin në fundin e pjesës së parë, por megjithatë nuk arritën të dilnin me fitore nga kryeqyteti. Në të dy rastet për bardheblutë realizoi kapiteni Redon Xhixha, që falë ‘dopietës’ siguroi 1 pikë për bardheblutë.

Për Tiranën ky ishte barazimi i dytë radhazi në kampionat, ndërsa kjo ndeshja u luajt pa tifozë për shkak të dënimit të bardhebluve nga komisioni i disiplinës.

Më herët për javën e 5 të Superligës Dinamo fitoi 3-1 kundër Laçit, Vora barazoi 1-1 me Skënderbeun, ndërsa Teuta mposhti 0-2 Vllazninë në Shkodër.