Dren Abazi: I përgatitur për çdo çmenduri
Dren Abazi mbetet një nga këngëtarët më të pëlqyer e më të lakmueshëm tek femrat. Dhe ai di mirë si ta mbajë këtë publik pas vetes, pasi përherë dhuron këngë të veçanta. Këtë herë ai ka sjellë “Si era”, një këngë mjaft të ngrohtë dashurie dhe muzikën ideale për të
Dren Abazi mbetet një nga këngëtarët më të pëlqyer e më të lakmueshëm tek femrat. Dhe ai di mirë si ta mbajë këtë publik pas vetes, pasi përherë dhuron këngë të veçanta. Këtë herë ai ka sjellë “Si era”, një këngë mjaft të ngrohtë dashurie dhe muzikën ideale për të shijuar një pije të freskët anës detit. Në fakt edhe klipi është xhiruar në Driamdes, plazhi i bukur i frekuentuar nga shumë turistë në muajt e verës. Këtë vend ka zgjedhur Dreni për një histori dashurie, që sipas tij ka kaluar “si era”. Këngëtari në këtë intervistë ka folur për projektet e tij të verës dhe historinë që shoqëron “Si era”
Dren sapo është publikuar kënga jote më e re “Si Era”. Kujt ia dedikon këtë këngë?Kjo këngë është një këngë shumë intime dhe personale e imja, andaj si e tillë edhe dua të mbetet.
Klipi sjell atmoseferën e verës, ndjenja të ngrohta dashurie… dashurojnë më shumë njerëzit në verë apo i përshtatet më shumë stinës gjendja e klipit?Klipi është një ilustrim i asaj se si e ndjej unë këngën....Shumë nga këngët e mia kanë të bëjnë me detin, diellin etj....Kjo është një pasqyrë tipike e një disponimi të tillë.
Besnik i një rryme të veçantë në tregun tonë muzikor, të qëllon shpesh të tundohesh për eksperimente të reja?Gjëja më e vështirë për tu arritur është krijimi i një identiteti artistik...Ajo që të dallon nga të tjerët....Në momentin që e krijon një diçka të tillë nuk më duket ide e mirë që të provosh ta ndryshosh atë...
A ka një vajzë që është "Si era" për ty ?Kënga flet për një histori që ka kaluar tashmë (qesh)
Konsiderohesh si një nga artistët më joshës dhe interesant për femrat. Si është të ndihesh i lakmuar nga shumë femra?Të jesh i pëlqyer është diçka shumë e këndshme. Sidoqoftë e kam thënë edhe herë të tjera që nuk është kjo diçka që më bën shumë përshtypje....
Ke pasur ndonjë rast fansesh të fiksuara?Po, ka edhe raste të tilla...por s'ke ç'të bësh... Në momentin që i futesh kësaj pune duhet të jesh i përgatitur për gjërat më të çmendura, të cilat mund të të ndodhin rrugës.
Këtë verë cilat janë projektet e tua?Edhe kjo do jetë si çdo verë tjetër...E nxehtë , me koncerte e evente të ndryshme lartë e poshtë...Është ndjenjë e mirë kjo, përveç lodhjes, përjeton momente shumë të këndshme. Sheh vende që nuk i ke parë ndonjëherë, takon njerëz të rinj etj....
Stina e koncerteve si duket, kanë rënë apo janë shtuar kërkesat?Unë jam i kënaqur se si më kanë ecur punët...Jam mjaft aktiv dhe kjo më mbush me energji shumë pozitive.
Ku paguhen më shumë këngëtarët?Në dasma sigurisht hahah…..
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
edaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
3/2
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.2%
-
Jo
18.9%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 3318
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë
19 Maj, 15:57
-
Kampionati Ballkanik i ‘bodybuilding’ në Gjirokastër, sportistë nga 16-60 vjeç garojnë në 9 disiplina të ndryshme
19 Maj, 15:54
-
Media shtetërore iranianë: Avioni me të cilën udhëtonte presidenti iranian është përfshirë në një aksident
19 Maj, 15:50
-
Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim
19 Maj, 15:44
-
VIDEO/ Lë Skënderbeun si kampione, volejbollistja Gjata: Pas 11 vitesh stërvitje koha për një aventurë jashtë vendit
19 Maj, 15:43
-
VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi
19 Maj, 15:24
-
Thyhet me forcë dera e shkollës së mesme në Lezhë
19 Maj, 15:21
-
Aksident në aksin Elbasan- Peqin, përplasen dy makina, s’ka të lënduar
19 Maj, 15:18
-
Edison Ypi: Ik në Mamurras
19 Maj, 15:12
-
Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë
19 Maj, 14:48
-
Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj
19 Maj, 14:45
-
I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë
19 Maj, 14:39