Driant Zeneli do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 58-të të Venecias

Driant Zeneli do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 58-të të Venecias

Driant Zeneli

Artisti i njohur Driant Zeneli, do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia, njofton Ministria e Kulturës. Në këtë ngjarje nga më të rëndësishmet e artit bashkëkohor botëror, Shqipëria është pjesëmarrëse që nga viti 2014 e në vazhdim në Arsenale. Driant Zeneli një vit më parë ka qenë edhe president i Bienales se Mesdheut që u mbajt për herë të parë në Shqipëri.

Ministria e Kulturës njofton se në cilësinë e Komisionarit për Shqipërinë, ftohet të marrë pjesë në Edicionin e 58-të Ndërkombëtar të Artit, i cili do të mbahet në periudhën 11 maj - 24 nëntor 2019, në Giardini - Arsenale të Venecias, Itali.

Sipas njoftimit të MK, Fondacioni i Bienales, nëpërmjet Presidentit të sajz.Paolo Baratta, ka paraqitur z. Ralph Rugoff si kuratorin e Ekspozitës së 58-të Ndërkombëtare të Artit, me titull "May You Live in Interesting Times", një shprehje e gjuhës angleze që për një kohë të gjatë risjell një mallkim të lashtë kinez, i cili ngjall epoka pasigurie, krize dhe çrregullimi; "Kohë interesante", pikërisht si kohët që po përjetojmë.

Ministria e Kulturës njofton se Driant Zeneli, do të jetë artisti që do të përfaqësojë posaçërisht Pavijonin e Shqipërisë në Ekspozitën e 58-të Ndërkombëtare të Artit - La Biennale di Venezia - me projektin me titull “Maybethe cosmos is not so extraordinary”- “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, nën kurimin e Alicia Knock, kuratore në Qendrën “Pompidou” në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris.Titulli merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).

Kush është Driant Zeneli

Driant Zeneli (lindur në Shkodër, 1983), jeton dhe punon mes Tiranës dhe Milanos. Sipas krtikëve të artit, vepra e Driant Zenelit sfidon limitet intelektuale dhe fizike, duke vendosur në skenë dhe duke performuar situata sureale dhe ironike, ndonjëherë dhe absurde. “Shpesh puna e Zenelit identifikohet me ëndrrat, luan me arsyen, ndërkohë qendërvepron me publikun. Në qendër të veprimit performativ, si dhe në punët e tjera të artistit ku përdoret gjuha e narrativës filmike, ndodhet ripërkufizimi i dështimit – si çasti themelor për të krijuar një alternativë të re.” Këto janë disa nga Vlerësimet e kritikës, ndërsa në vitin 2008 Zeneli ka fituar çmimin Ndërkombëtar “Onufri” në Tiranë dhe në vitin 2009 çmimin “The Young European Artist Award”, Trieste Contemporanea. Në vitin 2017 ai fitoi çmimin “MOROSO”, Itali. Driant Zeneli ishte drejtor artistik i “Mediterranea 18”, “Bienalja e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu”, që u zhvillua për herë të parë në vitin 2017 midis Tiranës dhe Durrësit. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel në Tiranë. Disa nga ekspozitat e tij janë zhvilluar në: Passerelle, Centre d’Art Contemporain, Brest, (2018); Mostyn Gallery,Wales, UK (2017); MuCEM, Marseille, (2016); Centre Pompidou, Paris (2016); GAM, Museum of Modern and Contemporary Art Turin (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castiglia León. Spain,(2012); Prague Biennale 5 (2011). Etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë