'Dridhet' Interi, tre klubet e Premier League sfidojnë Barcelonën për Simone Inzaghin

'Dridhet' Interi, tre klubet e Premier League sfidojnë Barcelonën për Simone Inzaghin

Simone Inzaghi

Simone Inzaghi është emri më i lakuar sa i takon merkatos së ardhshme për trajnerët. Tekniku i zikaltërve ka treguar aftësitë e tij me Interin, duke dërguar klubin në finalen e Champions League dhe është pranë fitimit të titullit të Serie A këtë sezon.

Sipas Tuttosport, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool janë futur në garë dhe kanë kërkuar informacione për italianin. Veç tyre, prej kohësh tanimë Barcelona ka hedhur sytë nga ai për të zëvendësuar Xavin, që në qershor lë ekipin.

I sprovuar te Lazio dhe Inter, Inzaghi ka kontratë deri verën e 2025 me zikaltërit dhe paga e tij prej 5.5 milionë eurosh në sezon nuk do ishte problem për asnjë nga klubet e sipërpërmendura.

Kësisoj, te Inter janë duke u "dridhur" për një largim të mundshëm të Inzaghit, me trajnerin që ka treguar se di të formojë dhe dërgojë drejt trofeve një ekip që tre sezone më parë nuk e kishte këtë "etje".

Nuk është çudi që Interi t'i ofrojë një zgjatje për dy vite të kontratës, me Inzaghin që është shprehur kurioz për të drejtuar në La Liga ose Premier League.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat, duhen masa për përmirësimin e arsimit

Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat, duhen masa për përmirësimin e arsimit