Dritan Hila: Albini në Athinë dobësoi Ramën dhe veten!

Dritan Hila: Albini në Athinë dobësoi Ramën dhe veten!

Mitsotakis dhe Kurti

Albin Kurti është përpjekur gjithë këto kohë të faktorizojë Prishtinën nëpërmjet një strategjie e cila kishte dy vektorë: Marrjen e vendimeve të forta në Prishtinë dhe ulja e ndikimit të Tiranës në politikën rajonale.

Në qëllimin e parë nuk mund të thuhet se ka ndonjë arritje. Sanksionet janë në fuqi, dhe blloku atlantik nuk po tregon ndonjë shenjë zbutjeje. E ndërkohë Vuçiç nuk duket i shqetësuar.

Sa i takon defaktorizimit të Tiranës në rajon, pothuajse ia ka dalë dhe kjo me një matematikë shumë të thjeshtë. Shqiptarët janë të rëndësishëm kur janë bashkë dhe bëjnë gjashtë milionë. Këtë e dinte Thaçi, Ali Ahmeti dhe natyrisht Rama. Një botë shqiptare ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit, nuk tremb asnjeri. Në gjeopolitikë kanë rëndësi numrat. Përjashtim bën vetëm Izraeli, por askush tjetër nuk e bën dot vezën e hebrenjve. Shqiptarët u bënë të rëndësishëm pas viteve ‘60-të kur popullsia shqiptare andej dhe këndej kufijve u rrit me numra eksponencialë. Copëtimi ynë i dikurshëm në vitin 1918 përveç shumë faktorëve erdhi edhe për faktin se 1.5 milionë shqiptarë në Ballkan nuk vlenin përballë 7 milionë serbëve apo 7 milionë grekëve.

Ndryshimi drastik i pozitës sonë erdhi kur numrat tanë iu afruan atyre serbe dhe greke. Mirëpo mesa duket Kurti e ka harruar këtë.

Nuk mund të thuhet se Rama nuk bëri gabime në zhvillimet e fundit. Minimalisht duhej t’i ishte shmangur cic-miceve të Kurtit dhe nuk duhet të binte në lojën e tij. Do apo nuk do Kurti, Tirana është bërthama e kombit shqiptar dhe që këndej do përpunohen politikat dhe është Shqipëria që ka rolin e solistit. Pa një mbështetje të Tiranës, Kurti dhe kushdo tjetër që qeveris në Prishtinë është një minoritet.

Ndaj dhe me vajtjen në Athinë, ajo që ia arriti është se defaktorizoi Ramën si peshë politike në Kosovë, por ca me keq defaktorizoi edhe veten. Askush nuk e llogarit Kosovën pa Shqipërinë e cila automatikisht ka me vete edhe shqiptarët e Maqedonisë.

Pastaj nëse Kurti e kishte më kollaj t’i përgjigjej ftesës së Micotaqisit, shokut të Fredi Belerit, sesa atyre të Ramës dikur për Open Ballkan, këto janë llogaritë e tij. Por nuk duhet të harrojë se Ramën e ka të vetin. Dhe yti sado i keq, mishin ta ha por kockën ta le. Kurse Micotaqisi nuk të le as puplat.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endi Nano: 24/08/2023 22:59

    I nderuar Dritan Edi Rama eshte nja 5 hapa para opozites se vendit te tij dhe nja 2-3 hapa para lidereve ballkanik. Edi rama e ha per mengjes me gjith lecka Misotakisin Albinin edhe buzevicin e beogradit.I vetmi fat i keq i Rames qe ska nje shtet me 50-60 mln banore s3 flisnim ndryshe.

    Përgjigju
    • Baba: 25/08/2023 16:40

      Edi rama eshte aq para sa kur te vete mendja ty endri nano me qi gruan tende ta ka qir edi para 5 ditesh eshte shkathet ke te drejte

  • Olsi: 24/08/2023 05:26

    Dhe ka punuar dhiplomat tjetri me kete etike per te qare hallin. Nuk ka nje por nke dyzine Merosh .

    Përgjigju
  • Mario: 23/08/2023 21:46

    kur nuk arriti ta defaktorizoje ne Prishtine ne korrik merre me mend sa mundi ta beje kete ne nje darke informale ku e gjithe vemendja ishte tek Zelenski se sa tek Vucic dhe Kurti. Patkoi i Albinit rreh vetem tek mbledhja e dy qeverive dhe 13 marreveshjet qe i rendojne si sanksione atlantike derisa te zbutet nga greva e urise me 4 Osot e veriut

    Përgjigju
    • Shenjtori: 24/08/2023 07:26

      Ky zotnia qe shkruan kto vjersha me sfond patriotike ka te drejte te flase cfare te doje sepse jemi ne demokraci por ky flet se ashtu duhet te flas qe te mare honororet qe mer rregullisht por me albinin duhet te kete kujdes nqs deri tani kemi pare nje patriot vertet me emrin e plote eshte albini sepse te jesh patriot duhet te jesh jo i korruptuar pastaj flasim per te tjerat cfare ka bere apo jo. Ktej kufirit nga albania jane krejt te korruptuar nuk kane asnje te drejte prej zotit te flasin per kosoven asnje sepse shqiperia eshte e shitur si dikur babai i tyre shpirteror i ktyre qe sot drejton shqiperine e ka shit kosoven te ish jugosllavia e titos ndersa kelyshet e sotem donin ta ndanin kosoven me cdo cmim ndersa i vetmi qe qendroi i forte edhecsot qe flasim ishte albini me vjosa osmanin si presidente e kosoves .Edhe juve qe shkruani dokrra te tilla e dini fort mire qe kjo qe po them eshte shume e vertete por hallin e keni te xhepi juaj edhe kjo gje kuptohet lehte nga fjalet pa lidhje qe shkruani.Une vec ju uroj shendet se shpirtin ia keni shit te djalli qe kuptohet lehte pse tung

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro