Dritan Hila: Kërkohet me çdo kusht një i vdekur!

Dritan Hila: Kërkohet me çdo kusht një i vdekur!

Protesta e 29 tetorit (Foto nga arkivi)

Në protestën e radhës, opozita PD&PL kanë premtuar që do t’i shkojnë kryeministrit Rama në shtëpinë e tij në Surrel.

Në historinë botërore nuk njihet sulmi ndaj shtëpive private të shefave të qeverive, as në raste revolucionesh. I vetmi që njohin kohët moderne është sulmi i bandave të drogës në Haiti mbi shtëpinë e presidentit, duke e vrarë atë.

Mirëpo dihet që Haiti është një shtet i dështuar, dhe ngjashmëria me ne ka vetëm në vitin ‘97 kur shefi i vendit Berisha, e çoi Shqipërinë në kaos, ku Berisha që përfaqësonte në ato kohë shtetin, kontrollonte vetëm godinën e presidencës. Duhet theksuar që edhe ne po dështojmë vazhdimisht të bëjmë shtet në këto 112 vite, duke çuar shpesh vendin në prag shpërbërjeje.

Justifikimet për një sulm mbi shtëpinë private të Ramës janë të sforcuara për të fshehur thelbin: PD-së i duhet një kauzë dhe ky është mirë të jetë i vdekur. Nëse protestuesit e PD&PL shkojnë tek shtëpia e Ramës, do tentojnë pushtimin e saj, çka nuk mund të lejohet nga garda. Dhe në këtë rast nuk është çudi që situata të dalë jashtë kontrollit dhe opozita të marrë të vdekurin që i duhet. Mund ta bëjnë fare mirë duke marrë kryeministrinë, si në kohët e arta të Nanos ku çdo gjashtë muaj plaçkitnin katin e parë. Mirëpo nuk kanë numrat që ta bëjnë këtë. Një shtëpi është më kollaj.

Në të kundërtën, të rrisin presionin psikologjik mbi kryeministrin për të bërë qeveri teknike që praktikisht do të thotë dorëzim pushteti.

Kjo në fakt tregon dëshpërimin e opozitës. E ndodhur përballë rënies së numrit të protestuesve që po i afrohen numrit të grupit parlamentar, e vetëdijshme se djegiet e karrigeve dhe bllokimet e rrugëve nuk janë strategji që të jep fitore tek kutitë e votimit, kërkon të precipitojë situatën në prag lufte civile duke e çuar në ekstrem siç do të ishte sulmi mbi shtëpinë e kryeministrit.

Dhe ku ka më mirë se një i vdekur për të ripërsëritur 14 shtatorin e ‘97-ës. Pas kësaj shpresojnë që ndërkombëtarët t’i njohin si palë, Rama të dorëzojë pushtetin, Berisha të nusërojë për herë të tretë. Dhe pastaj thonë pse ikin shqiptarët. A mund të ndodhë kjo?

Fatkeqësisht për Berishën dhe fatmirësisht për vendin, jemi anëtarë të NATO-s. Askush nuk ka për të lejuar destabilizim të prapavijave të aleancës. E vetmja çudi që mund të ndodhë është një përshkallëzim i pozicionit juridik dhe arrestimi i Berishës. Por të jetë i sigurtë që ky nuk do të jetë as urdhri e as faji i Ramës, sikurse njëzet e ca vite më parë nuk ishte as dëshirë e as urdhër i Metës për ndalimin e tij.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arseno Lupin: 31/10/2024 10:43

    Komentuesit e vetquajtur "DEMOKRAT"jane ajo pjese e quajtur JASHTEQITJA e kombit URIME DEMOSALAS

    Përgjigju
  • Nik: 31/10/2024 07:38

    Po u angazhua policia të ruaj Surelin , kush do e mbrojë Gjirin e Lalsit dhe Roning Hills ?

    Përgjigju
  • Cyrbja: 31/10/2024 03:09

    E ngaterron dallkauku i radhes me kohen e 21 Janarit kur Edi Rama organizonte permes mafiozit Tom Doshi dhe te tjere trafikante e vrases banden e armatosur per te synuar gjakderdhje, sic dhe ndodhi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump mban fjalim: Fituam votën popullore, presim 350 vota elektorale! Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës

Donald Trump mban fjalim: Fituam votën popullore, presim 350 vota elektorale! Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës