Dritan Hila: Revolucioni i plakur i Berishës

Dritan Hila: Revolucioni i plakur i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha

Në një nga esetë e tij, ashtu siç vetëm Kadare di të përshkruajë, imagjinon sesi Koço Tashko kryqëzohet me Enverin në rrugë dhe meqë grupi i Korçës kishte një anëtar më pak në mbledhjen themeluese të PKSH, i thotë: Enver, po themelojmë PKSH, do të vish edhe ti? Po vij, pse jo, iu përgjigj.

Dhe kështu u kthye nga rruga për fatin e zi të Shqipërisë, si shpagim për kushedi ç’mëkat të bërë në historinë e saj.

Ashtu si Enver Hoxha fiks 80 vite më parë, Sali Berisha po rikthehet me shpresë që të marrë një parti të cilën e ka themeluar dhe nga e cila e kanë përzënë. Por këtë herë para syve nuk ka luginën e mbushur me njerëz të Qytetit Studenti por ca ish-studentë të plakur, me flokë të rënë dhe bark të lëshuar; ose numërorë topi që me këtë rast shohin për herë të parë edhe Hotel Rognerin nga brenda. Si dhe disa të rinj, që shpresojnë mos kushedi kapin ndonjë punë.

Në krah nuk ka plejadën e njerëzve që përbënin elitën e kohës. Ata ose kanë vdekur ose shohin punën e tyre. Por të gjithë e shohin pa pikë dhembshurie njeriun që i zboi nga partia që bashkë-themeluan.

Në sfond nuk janë godinat e rrënuara të komunizmit por hoteli luksoz i Tiranës.

Ndërkohë në Tiranë nuk lëvizin më vetëm makinat e lodhura shtetërore por mund të jetë sipërfaqja me dendësinë më të madhe të Range Rover-ave për hektarë. Godinat që rrethojnë ndërtesën nga Berisha do të fillojë revolucionin, tashmë janë disa hotele dhe banesa që zotërohen nga njerëz që vlerësohen me miliona dollarë. Askush prej tyre nuk është i uritur, specie aq e nevojshme për revolucionet që ëndërron Berisha. Madje as shqiptarët e thjeshtë nuk shpresojnë që nga kjo furtunë në gotë të dalë gjë e hajrit për ta, përveç zbavitjes e ndoshta mëshirës për një plak që përpiqet të mbrojë paratë e veta dhe të familjes. Të gjithë e dinë që të paktën prej emrave që qarkullojnë në politikë, hajri nuk është për ta.

Sot në krah të Berishës nuk ishte as Rajersoni dhe as Bejkeri. Kanë ikur me kohë në jetën e tyre private. Tani janë Blinken dhe Kim, por këtyre ju dhëmbin sytë kur e shikojnë.

Pas tridhjetë vjetësh, ashtu si themeluesi i partisë ku dikur militoi për 25 vjet, është kthyer nga rruga me shpresë për të ndërruar fatin e tij i cili i duket i zi për kushedi sa mëkate të bëra në vitet që shkuan. Por e shumta mund të shkatërrojë fatin e PD-së. Kurse fati i Shqipërisë tashmë nuk ka lidhje me njeriun që ia pruri në majë të hundës edhe botës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 16/09/2021 21:34

    E gjithe kjo parti duhet te shkrihet nuk perfaqson asgje te djathte pervec krahut qe mbane ne parlament.dhe ishalla te terheqi kemben zvarre edhe per keta te tjert.ka ardhur koha ti themi STOP tranzicionit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën