Dritan Leli: Vlora emblemë e transformimeve këto 4 vite

Dritan Leli: Vlora emblemë e transformimeve këto 4 vite

Dritan Leli ka dhënë nje intervistë per ERTV, ku ka folur për transformimin e bërë ne keto 4 vite dhe projektet për mandatin e ardhshëm. Leli gjatë intervistës ka theksuar se Vlora është një emblemë e transformimeve që kanë ndodhur për gjatë këtij mandati duke e cilësuar Lungomaren një projekt që ka bërë krena jo vetëm atë por edhe Vlorën dhe vlonjatët.

“Vlora është emblemë e transformimeve që kanë ndodhur. Vlora dhe transformimi i saj ishin sfida e jetës sime dhe kjo na bën krenar.

Lungomarja është projekti që më ka bërë mua krenar por dhe gjithë Vlorën dhe Vlonjatët.  Kisha mundësinë dhe fatin e madh të bëja maximumin  që Vlora të kishte këtë pamjen që ka sot.

Jam shumë i lumtur dhe ne të gjithë së bashku me gjithë faktorët por në vecanti njeriu i cili ishte pranë meje dhe dua ta përmend është Edi Rama që pa të cilin do ishte e pamundur që të bënim këto transformime në Vlorë. Sot në fund të 4 viteve kemi ç’tu themi shqiptarëve dhe Vlonjatëve mbi çfarë kemi bërë.”

“Shum shpejt hapim në 95 përqind projektin e bulevardit Ismail Qemali. Projekti që dryshoi pjesën e qytetit me ndricim dhe gjelberim gjithpalësh, pra një pyll te vogël brenda qytetit me korsi të dedikuar biçikletash me parkime në 2 anët e rrugëve që i ndryshoi pamjen Vlorës.”

“4 vitet e ardhshme turizmi modern do jetë objektiv. Do vazhdojmë me të njëjtin ritëm në ndryshimin e zonës rreth Muzeut të Pavarsisë, do përfundojmë projketin e rëndësishëm të zonës historike. Do rikonstruksiojmë sahatin e Vlorës, markatën e vjetër, rrugën e hebrenjve.

Kemi akoma rrugë për të bere dhe ne bashkë vlonjatet po bëjme shumë. Kompanite e turizmit po ofrojne shërbime ne kulinari dhe restorantet e Vlorës jane perla te zones. Karaburuni dhe Sazani janë shndërruar në perla të turizmit shqiptar dhe pas investimeve te tjera Vlora do jetë perandoresha e turizmit shqiptar. Para 4 viteve premtova rritjen e vlerës së pronave dhe sot pronat dhe vlera u është 2 fishuar dhe 3 fishuar.

Do zhvillojmë projektet tona në njesitë administrative te cilat nuk e kanë prekur impaktin qe ka prekur Vlora. Infrastruktura dhe uji i pijshem gjate ketyre 4 viteve do jete objektiv bashke me donacionin e bankës gjermane.

Vlora ështe shembulli pozitiv i transformimit të qytetit dhe Rilindja Urbane në Vlorë është shembulli më i mirë i kësaj. Vlora pësoi transformimin më te madh me këtë projekt. Njerzit duan punë dhe premtime te mbajtura në fund të ditës dhe ata vlersojnë punën e provuar në vite dhe rezultatin e prekur dhe kjo eshte arsyeja që do i bëjë qytetarët të dalin te votojnë në 30 qershor.

Vlorën do ta bejme perlen e mesdheut”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dritanleli: 28/06/2019 15:07

    Dritan Leli qe thoni ju, ska lene me pa sakatuar qytetin e vlores, kuptohet me aq sa i la ne dore Rama. Pasi punet e medha publike i drejtonte Rama personalisht, keshtu qe Leli luajti me lejet e ndertimit qe i kamuflonte si rikonstruksione. Po te auditohet sistemi i urbanistikes do shikohet qe ka me qindra leje rikonstruksioni qe rikonstruktojne ndertime perdhese ne pallate 5 katshe me kat nen toke. Ky eshte Dritan Leli, qe pretendon se ka nje PhD nga LaSapienza ne Rome ne vitin 2014 po qe nuk rezulton fare ne sistemin IRIS te universitetit te Romes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë