Dritan Shakohoxha ironi me FSHF: Ilir Daja, ahhh sikur të dije edhe italisht

Dritan Shakohoxha ironi me FSHF: Ilir Daja, ahhh sikur të dije edhe italisht

Dritan Shakohoxha

Ballkani fitoi sot 3-4 me Sivasspor në transfertë, për ndeshjen e tretë në Conference League. Katër pikët në grup bëjnë që skuadra e Ilir Dajës të shkruajë historinë me fitoren e parë në Conference League për një skuadër nga Kosova. Pas ndeshjes, entuziazmi te Ballkani ka qenë në kulm, me urimet që nuk kanë munguar.

Gazetari Dritan Shakohoxha ka uruar në mënyrë të veçantë trajnerin, duke bërë ironi me FSHF-në. "Respekte Ilir Daja. Ahhh sikur të dije edhe italisht", shkruan Shako. Daja ishte një emrat e përfolur për të zëvendësuar Rejën në stolin e Kombëtares, me FSHF që pritet të mos rinovojë me italianin. Duket se ka ardhur koha që kuqezinjtë pas shumë vitesh të drejtohen nga një shqiptar, me Ballkanin që rinovoi edhe për 2 vite me trajnerin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri