Pas ndalimit të dy ushtarakëve të dyshuar për lidhjet e tyre me pilotin sokol feka i cili humbi jetën në spanjë në helikopterin e drogës, A1 Report zbardh lëvizjet e të ndaluar Hamit Koxhaj dhe Vladimir Ademi.
 
Nga të dhënat e siguruara nga A1Report rezulton se piloti Vladimir Ademi ka qenë sëbashku me Sokol Fekën në udhëtimin e famshëm të 20 Janarit nga Rinasi drejt Romës e më pas në Spanjë.
 
Sokol Feka në udhëtimin e tij të fundit do të dilte nga Shqipëria më 20 janar 2015 ora 04:42 minuta me destinacion Romën, ku më 28 janar humbi jetën.
 
Të njëjtin intinerar me diferencë vetëm 3 minuta në kalimin e kufirit ka përdorur dhe Vladimir Ademi duke lënë Rinasin më 20 janar 2015 ora 04:39 min me drejtim Romën.
 
Për Fekën ky do të ishte udhëtimi i fundit pasi më 28 janar do të humbte jetën, ndërsa me lëvizje ende të pazbardhura pas mbërritjes në Romë, pjestari i regjimentit të Farkës Ademi do të kthehej më 31 janar në Shqipëri nëpërmjet portit të Barit.
 
Vladimir Ademi mbërrin në Shqipëri 3 ditë pas aksidentit ku Feka humbi jetën, ndërsa më 5 janar Ministria e Mbrojties do të njoftonte ndalimin e tij dhe të majorit Hamit Koxhaj për thyerje të disiplinës ushtarakë dhe dalje pa leje jashtë vendit.
 
Ndërsa rezulton se Majori Koxhaj lëvizjet e tij jashtë Shqipërisë i ka përgjatë vitit 2007, 2012 dhe 2013 përmes pikës kufitare të Morinës dhe të vetmin udhëtim drejt Romës përgjatë 2012-ës.
 
Ushtarakët e ndaluar ende nuk kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre, ndërsa Prokuroria bënë me dije se janë referuar vetëm materialet hetimore nga ministria e mbrojties dhe jo arresti i kapitenit dhe majorit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)