Xhihadistët e Shtetit Islamik që hedhin veten në erë janë përdorues të një lloj droge që i ndihmon të largojnë frikën. Captagon, është një përzierje të amfetaminës me kafeinën dhe disa substanca të tjera dhe nuk është shumë e kushtueshme.
Dr Bruno De Schuiteneer, një ekspert për drogërat thotë se Captagon u krijon kamikazëve një gjendje euforie dhe eliminon krejtësisht frikën. Baza e prodhimit të saj është në Lindjen e Mesme. Kjo lloj droge përdoret nga çdo luftëtar i Shtetit Islamik për t’u dhënë zemër për të kryer masakrat e tyre dhe për të mposhtur frikën.
Për herë të parë droga u prodhua në vitet 60 por u ndalua përdorimi nga OBSH në vitet 80. Në 2012 nga katër tonë që shitej në Lindjen e Mesme, kjo shifër shkoi në 11 tonë, duke pësuar kështu një përdorim të gjerë në mesin e xhihadistëve.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com