TIRANE - Lëvizjet e anijes së solli në portin e Tivarit konteinerin me drogë nga Ekuadori, nga Durrësi në Itali, në Tivar dhe prapë në Durrës, kanë shmangur shkarkimin e “mallit” në territor shqiptar. Në shumë raste, për importin nga Amerika Latine përdoren konteinerë që nuk shkarkohen në Durrës.
Sipas burimeve nga Dogana, janë katër subjektet që importojnë banane në vend, me një xhiro prej më pak se 20 milionë euro. Më parë shifra ishte më e lartë dhe ekskluzivitetin e ka mbajtur për shumë vite vetëm një shoqëri. Por, gjithnjë sipas të njejtave burime, ngarkesa e porositur nga kompania fierake Rrapo këtë herë nuk do të hynte në vend. Administratori i saj e kishte kryer blerjen nëpërmjet rrugës bankare nga Vjena dhe ishte e shtata herë që e bënte një gjë të tillë.
Shkarkimi i anijeve në Mal Të Zi ndiqet preji disa vitesh edhe për faktin se tarifat portuale atje janë më të ulta se në Durrës. Megjithatë, zig-zaget e anijes nëpër Mesdhe mund të flasin edhe për një rrugë të preferuar tashmë të trafikantëve për futjen e “miellit të bardhë” në Evropë nga prodhuesi më i madh botëror: Amerika Latine.
Nuk përjashtohet mundësia që linja të ketë përfshirë më parë edhe vendin tonë. Malli shkarkohet në Malin e Zi, ku më parë janë kryer kontrabanda kryesisht në cigare, duke përfituar nga kontrollet e pakta dhe më pas kalojnë nga Hani i Hotit me vagonë apo maune, por treni ofron një mundësi më të lartë shmangieje të kontrollit, pasi në të nuk ushtrohet kontrolli me skaner. Kjo është një pajisje që nuk kontrollon gjithshka, por vetëm ato ngarkesa që krijojnë dyshime të bazuara. Por pikërisht një skaner i tillë është përdorur këtë herë nga doganierët e Malit të Zi, çka ka zbulluar sasinë shumë të madhe të kokainës.
Pak javë më parë, pikërisht në Ekuador u bllokua një sasi tjetër e konsiderueshme, që ishte fshehur në një konteiner që sillte në drejtim të Shqipërisë ushqim për kafshët, duke lënë të kuptohet sërish për ekzistencën e një linje Ekuador-Shqipëri. Destinacioni i një sasie kaq të madhe kokaine nuk mund të jetë Shqipëria, si për shkak të konsumit shumë të ulët këtu të saj, por edhe për shkak të vlerës shumë të lartë të një sasie çerek-tonëshe.
Sipas burimeve doganore dhe të policisë së shtetit, destinacioni final i kokainës nga Ekuadori duhet të jetë Italia dhe Franca, por edhe vende të tjera.
Vetë firma që i ka porositur bananet ka pak muaj aktivitet dhe ajo ka blerë disa herë në këto muaj mallra të tilla, ndërkohë që nuk ka patur gjurmë aktiviteti kriminal.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/Pronari në arrati, 'Alba Exotic Fruit’ nuk ndalet, kapet për herë të 5 me kokainë në kontejnerët me banane! 7.7 kg drogë e fshehur në motorët frigoriferikë, vinte nga Ekuadori
7 Shtator 2021, 13:30
-
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Posaçëm refuzon të lirojë nga qelia Selim Çekajn, babanë e Arbër Çekajt
27 Gusht 2021, 10:17
-
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, shtyhet më 27 gusht seanca për ndryshimin e masës për Selim Çekaj! Avokati Haxhia kërkon largimin e gjyqtarit: Nuk do jap vendim të paanshëm
25 Gusht 2021, 10:03
-
Mbi 11 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë
19 Gusht 2021, 11:26
-
7 kg kokainë në kontejnerin me produkte deti në portin e Durrësit, burg për administratorin e firmës që i kishte porositur: S'kam lidhje me drogën
10 Gusht 2021, 11:18
-
49 kg kokainë në kontejnerët me banane, Gjykata e Posaçme lë në burg Selim Çekajn, avokati Haxhia: Seanca e turpshme, prokurori thotë s'ka prova, ata lënë në qeli 72-vjeçarin e sëmurë
7 Gusht 2021, 11:55
-
Surprizojnë trafikantët, kokaina nga bananet 'kalon' te peshku! Kapen 7 kg në një kontejner në portin e Durrësit! I ishte vënë GPS, vinte nga Ekuadori, arrestohet pronari i firmës! Sinjalizimi nga DEA
6 Gusht 2021, 14:52
-
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, dosja e Selim Çekajt kalon në SPAK! 'Kam gruan për t'u kujdesur', 72-vjeçari kërkon ndryshmin e masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme vendos nesër
6 Gusht 2021, 11:39
-
Rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg administratori i kompanisë 'Alba Ekzotik Fruit'! Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë: T'i kalojë SPAK
16 Korrik 2021, 11:16
-
'Në Shqipëri laboratorë të kokainës për Evropën', eksperti Softa: Droga e kapur të lihej të shkonte në destinacion! Durrësi, nyje strategjike për trafikimin lëndëve narkotike
14 Korrik 2021, 16:10
-
Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin
13 Korrik 2021, 12:56
-
Kontenieri në pronësi të tyre u kap me 143 kg kokainë në Portin e Durrësit, gjykata lë në burg dy ortakët, mohojnë përfshirjen: S’kemi lidhje me drogën, porositëm banane
13 Prill 2021, 10:07