Rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg administratori i kompanisë 'Alba Ekzotik Fruit'! Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë: T'i kalojë SPAK

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg Barjon Gumenin, administratorin e kompanisë "Alba Ekzotik Fruit", në kontejnerët e së cilës u kapën 11 kg e 675 gram kokainë 3 ditë më parë. Mësohet se në hetuesi, Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner. Ai është edhe aksioner në kompani, ku zotëron 10% të aksioneve, ndërsa 90% janë në zotërim të Eduart Dautit, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, veç masës së sigurisë arrest me burg për Gumenin, prokuroria e Durrësit ka shpallur moskopetencë. Ka qenë prokurori Bledar Bejko që i ka kërkuar gjykatës moskopetencën për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes me argumentin se bëhet fjalë për krim të organizuar. Kjo kërkesë është pranuar nga gjyqtarja Eda Kaja, ndaj hetimet për kokainën e kapur në portin e Durrësit pritet ti kalojnë SPAK-ut.

Sasia e kokainës u gjet më 13 korrik, në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë shqiptare "Alba Exotic fruit", me seli në Kombinat,dhe që operon në treg që nga viti 2011.  

Kompania  'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'histori' me trafik droge, ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet. Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e 'Alba Exotic Fruit' në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Itinerari që ndoqi kontejneri me banane ku ishte ngarkuar droga:

 Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes ishte në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty qëndroi për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit u nis drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri qëndroi për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor. Nga Maroku, kontejneri udhëtoi drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 11 kg e 675 gram.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane, Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë: Trafiku nga krimi i organizuar, të kalojë në SPAK

Veç masës së sigurisë arrest me burg për Gumenin, prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për hetimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje.

Ka qenë prokurori Bledar Bejko ai që i ka kërkuar gjykatës moskopetencën për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes, me argumetin se i përket krimit të organizuar dhe se në këto kushte, dosja duhet t'i kalojë SPAK.

Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja  Eda Kaja.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja