Droga në Vlorë/ Ironia e Palokës:
E nxori lumi, vetëm rusët e mohojnë këtë “sukses”

Droga në Vlorë/ Ironia e Palokës:<br />E nxori lumi, vetëm rusët e mohojnë këtë “sukses”<br>
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka ironizuar me policinë e shtetit, duke thënë se vetëm agjentët rusët mund ta mohojnë suksesin e saj, lidhur me sasinë prej rreth 1 toni drogë që u sekuestrua sot në Novoselë të Vlorës, pas sinjalizimit anonim në Report TV.

Tjeter “sukses” i policise se Rames kunder trafikut te droges. Policia e Rames , pa ndihmen e asnje partneri nderkombetar “kapi” nje ton droge prane Mifolit ne Vlore. Drogen e nxorri lumi ne shesh dhe fshataret e denoncuan po vetem agjentet e Rusise mund te mohojne se ky eshte nje “sukses” i vete Rames ne luften kunder droges. Pronaret e droges po kerkohen se mos i nxjerr dhe ata lumi ne ndonje vend”, - shkruan Paloka në Facebook me mjaft sarkazëm.

Përmendja e rusëve në këtë çështje, bëhet pas akuzave që shumica po i bën opozitës, lidhur me lobimin e saj në SHBA, që sipas një investigimi të revistës amerikane “Mother Jones”, është bërë me para të njerëzve të afërt të presidentit su Vladimir Putin, gjë e cila është hedhur poshtë nga Partia Demokratike, e cila gjithsesi po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

paloka

Postimi i Edi Palokës në Facebook

droga

Sasia me drogë e sekuestruar sot në Novoselë

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja