Biznesmenët e hidrokarbureve dhe bar restoranteve në kryeqytet të arrestuar për laboratorin e drogës të zbuluar në Durrës, ku u sekuestruan 700 kg canbis do të qëndrojnë në burg. Gjykata e apelit pranë Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e 7-të të pandehurve për t'i liruar me argumentin se hetimet për këtë bazë droge janë ende të hapura dhe ka prova të mjaftueshme që i lidh ata me trafikun e drogës.

Dy javë më parë policia arrestoi Pajtim Bracaj biznesmen i kompanisë së hidrokarbureve Trade Petrol & Drilling, Bejto Kotaj pronar i Pub Cheers në Tiranë.  Po ashtu në pranga ranë dhe Ajet Sulaj i njohur si biznesmen, Iqmet Pashollarin pronarin e banesës ku ishte vendosur baza e drogës në Durrës , Festim Xhelilaj dhe Qerim e Lutfi Xekën.

Të kërkuarit dhe hetimet?
Policia dhe prokuroria ka dyshime se në këtë trafik ishin të përfshirë në total 14 persona, ku 7-të janë arrestuar dhe 7-të janë shpallur në kërkim. Deri më tani publik janë bërë emrat e Valter e Euglen Pashollarit djemtë e Iqmetit të arrestuar si pronar i shtëpisë ku përpunohej droga që më pas dërgohej në itali.

Burime të rezervuara nga akuza për shqiptarja,com thanë se për personat e shpallur në kërkim është kërkuar ndihma e Interpol pasi ata dyshohet se fill pas operacionit kanë lënë Shqipërinë duke humbur gjurmët.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria deri në fazën e ndërhyrjes në laboratorin e drogës në durrës ka rezultuar se në periudhën Qershor-Korrik 2015 këta persona të dyshuar kanë transportuar 4 herë drogë jashtë vendit.