Droga në Kukës/ PD kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, vëllai nga qelia: Kapni pronarët, ne jemi keq për bukën e gojës

TIRANE-Report Tv zbardh detaje të reja nga seanca gjyqësore e dosjes 'Shënmëri 2020' që çoi pas hekurave 19 persona, 3 janë në kërkim dhe një oficer i policisë së Kukësit është pezulluar. Mes personave të arrestuar është edhe Arben Tuci, vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit Fran Tuçi. Vëllai i kryebashkiakut së bashku me dy pukjanë të tjerë kanë qenë mjaft agresivë me trupin gjykues që dje dha masat e sigurisë duke kërkuar që policia të gjejë dhe të arrestojë financuesit e vërtetë.

Ata mohuan akuzat dhe duke thënë se kanë punuar vetëm për bukën e gojës. "Do përballemi me cdo mjet e cdo formë, kërkojmë të kapni pronarët e vërtetë, ne jemi keq për bukën e gojës. Jemi punëtorë krahu" thanë ata. Vëllai i kryetarit të bashkisë së Fushë-Arrëzit, është i dënuar më parë për trafik droge nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Report Tv zbardhi sot detaje ekskluzive mbi hetimet (lexo ketu).

Ndërkohë që dega e PD-së në Pukë i kërkoi kryetarit të bashkisë Fushë Arrëz dorëheqjen nga detyra si detyrim moral, pasi vëllai iu arrestua për drogë.  "Partia Demokratike Dega Pukë po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar Albert (Arben) Tuci, vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj. Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone. Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre. Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet "peng" nga rilindja e kriminalizuar" thuhet në deklaratë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja