Në vijim të përgjimeve të publikuara nga “Shqiptarja.com” Haxhiraj tregon se rast kur ka qënë në makinë me agjentin e policisë Renaldo Avdylin, dhe teksa i ka dalë një makinë tjetër përballë, ai është fshehur nga pas makine dhe është dyllosur në fytyrë. Sipas Haxhirajt polici hapej b… kot, pasi nga asnjë s’kishte asnjë mbrojtje dhe se ishte shumë frikacak.
Në fakt makina që vinte përballë i përkiste disa trafikanëve të tjerë, që kishin parcelat përballë tyre. Përgjimet flasin për blerjen e një sasie droge nga italianët dhe është ranë dakort që në këto veprime të futej nipi i Haxhirajt 18-vjeçari Boca, i cili duhet të mbante fjalët e koduar “Bluza” dhe “Pantallona”. Ndërkohë për tharjen e drogës dhe paketimin e saj, përdorej fjalë e koduar:“…U mbush ajo gropa me ujë…”
Në datë 25 korrik 2016, Taulant Haxhiraj, bisedon me një person tjetër që sipas përmbajtjes së saj dyshohet se Taulanti i bën vërejtje komunikuesit për cilësinë e lëndës narkotike, e cila ishte bërë shkak që ajo të mos pranohej nga blerësit dhe, e udhëzoi sesi duhet të vepronte për t'a përmirësuar.
Haxhiraj: Do ngjeshur njeçik ajo jotja...E po më thonë, jo ashtu, por çështë kjo e nuk afrohet njeri...Nuk e di pse dhe nuk po e kuptojmë, më thonë jo jo nuk bën...Po nuk e di pse, duhet ngjeshur, duhet bër këshu, jo ashtu, e kupton.
+641: Ëhëë..
Haxhiraj: Po fare them, nuk afrohen,ikin të gjithë,ça është kjo, jo jo vlla jo, ça është kjo,kjo është vetëm, kur të jetë krizë, thonë…
Ndërkohë që pasditen e datës 25 korrik 2016 Taulant Haxhiraj, komunikon me një person tjetër,ku gjatë bisedës, Taulanti e udhëzoi që të përdorte emrin e agjentit të policisë Renaldo Avdulit “Reni”, nëse do t'a ndalonin në ndonjë postobllok. Ndërkohë që personi me emrin “Bledi”, që interesohej për të blerë një sasi droge dhe që shfaqej në përgjimet e një ditë me parë të publikuara nga “Shqiptarja.com”, ka mbëritur në Vlorë dhe ka zhvilluar një takim me personin e deleguar nga Haxhiraj, i cili i jep dhe instruksione se si duhet ti shmanget postoblloqeve të policisë.
+551:Këtu jam këtu,ku takova atë, qëparë nga Berati.
Haxhiraj:Ku aty në çentrale... Me kë je?
+551: Me “Togun” e me “Klajdin”.
Haxhiraj: E mirë po të ndaloi njeri, është makinë e “Renit”, merr Renin, hajd…
Një ditë më pas në 26 korrik 2016 Taulant Haxhiraj, i dërgoi një sms një personi tjetër.
Haxhiraj ose “Memi”: Kujt i thua o të keqen, çdo gjë ashtu na ka vajt të gjithëve. Unë para ca ditësh humba shumë, tani po pres këto ditë të marr, ashtu është jeta. O yll, ka ngritje dhe zbritje por di dëgjo “Memin”, ec me parimin e Enver Hoxhës, një bie mijëra ngrihen.
Ndërkohë në bisedën e 27 korrik 2016 të dokumentuar dhe administruar në dosje nga prokuroria një person i paidentifikuar komunikon me Taulant Haxhiraj dhe gjatë bisedës Taulanti, ndërsa lavdëroi punën e “Reshatit” dhe e cilësoi agjentin e policisë Renaldo Avdulin si frikacak, madje i tregoi telefonuesit një rast ku Renaldo, "Reni", ishte treguar vërtet frikacak.
Haxhiraj: Po “Reshati” është flori të paktën punon,po “Reni” hapet b... kot, dëgjon ti.
+865: Eeee.
Haxhiraj:Na del një foristradë ne kur po zbrisja që nga lart... U bë dyllë i verdhë ai, iku mbas makinës, unë i shkreti e mbusha i dola para. Jo or jo, ata ishin ata që kemi përmballë ne, dëgjon ti....Më përshendetën ata, se njihja njërin o vlla, mos ki merak më tha mua. “Reni” u fsheh mbas.Po ti ç‘pate i thashë unë, u bëre dyll i verdhë. Më tha, mua po jo kot tha. Ëhë i thashë qënkam i sigurt sot unë…
Më tej një ditë më parë në 28 korrik 2016, një person me emrin Kelmend Kaçiqi,i thirrur me emrin "Keli", bisedon me Taulant Haxhiraj dhe nga përmbajtja e bisedës, dyshohet se e njoftoi për një komunikim që kishte patur me italianët dhe për nevojën që nipçja, pra Xhovalin Baco, të ishte gati me lëndën narkotike, duke përdorur fjalët e koduara "pantallona" dhe "bluza".
Keli:Se i kam marrë ato pipinot pranë, mua më thanë ku di gjë unë....ku di gjë unë tani ça mëndje kanë, më thanë të takojmë.
Haxhiraj:Mirë.
Keli:Ishalla je këtu, pastaj si do që të jetë dhe po lëvize, nipçen rregulloje.
Haxhiraj:Jo jo, këtu do jem.
Keli:Një palë pantallona të shkurtëra atje, një bluzë me mëngë të gjata, se nuk e di unë akoma.
Në të njëjtën ditë në mesnatë shtetasi Kelmend Kaçiqi “Keli” telefonon Taulant Haxhiraj, dhe biseda e lidhur ngushtë me bisedën e mësipërme u zhvillua me nipin e Taulant Haxhirajt të quajtur Xhovalin Boca, i thirur shkurt “Xhoi”. Nga përmbajtja e bisedës, dyshohet se nipi ishte i autorizuar nga Taulanti për të kryer shitjen e lëndës narkotike por prej tij nuk kishte marrë ndonjë porosi për llogari të Këlmendit. Në bisedë nipi haron fjalën e koduar dhe thotë se nuk ka bluza.
Xhoi: Nipi i Memit jam unë.
Keli: E mora vesh..Po ai ku është, doja të flisja me të.
Xhoi:Jo ai nuk është vlla se ka vajt në spital se ka djalin me temperaturë...
Keli: Tu desh noj një gjë ty?
Keli: E po, po duhet t'a takoja atë dhe jo ty.
Xhoi: E po i ke lekët, më thuaj.
Keli: E ore janë lekët, o vlla, po doja t'a takoja këtu, më kupton dhe ti
Keli: Unë i kam.
Keli:Edi di që i ke ti o vlla, të ka lënë një bluzë me mëngë të shkurtra, të vogël.
Xhoi:Jo s'më ka dhënë gjë.
Keli:Po jo bluzë ore i çmendur.
Xhoi:Hë ore.
Keli: Bluzë i thonë…
Xhoi:Më thuaj lekë ti, sa lekë ke ti, që të them sa më ka lënë…
Në datë 29 korrik 2016 "Keli", komunikon me Taulant Haxhiraj dhe i kërkoi të shkote në vendin ku ai ndodhej së bashku me shokët e tij italianë, të cilët pas disa bisedave të kryera kanë mbëritur tashmë në Shqipëri, me qëllim blerjen e lëndës narkotike tek Taulant Haxhiraj.
Haxhiraj: Je pa makinë ti?
Keli: E pa makinë vlla, po hajde se janë shokët e mi italianë me një shok nga Lapardhaja, dua të më nderosh,ciao....
Ndërkonë në mesnatën e 30 korrikut 2016 Taulant Haxhiraj, komunikon me personin tjetër të arrestuar Shkëlqim Koçiaj i thirrur me emrin “Çimi" dhe nga pëmbajtja e bisedës, rezulton se Taulanti u interesua për ecurinë e punës në parcelën e tij, pasi tashmë kishte filluar korja e drogës dhe tharja e saj në 6 kasolle.
Haxhiraj: Qre u mbush gjë me ujë ajo gropa
Koçiaj: Jo,jo.
Haxhiraj:Jo, por kur do mbushet?
Koçiaj:Nesër në mëngjes.
Haxhiraj: Nesër në mëngjes? Epo mbasdite të vijnë këta pastaj.
Koçiaj: Mbasdite,mbasdite...
Menjëherë pas kësaj bisedë Taulant Haxhiraj telefonon sërisht Shkëlqim Koçiaj dhe, ky i fundit, pasi e njoftoi Taulantin për problemin që kishin patur me ujin për shkak të djegies së një tubi,i kërkoi që djemtë të mos shkonin atë ditë në parcel.
Koçiaj: Nuk e rregulluam dot ujin se na plasi llastiku... Siç duket është djegur nga dielli, vajti “Jani” të marrë një tjetër po se di do t'a rregullojmë dot.
Haxhiraj: Po si i bëhet?
Koçiaj: Po ashtu të vijnë nesër, mbasdite do jetë gati...Jo Jo thashë që të mos vinin kot ata lart, e kupton?
Pesë ditë me pas në 5 gusht në 2016 "Reshati", u telefonua nga Taulant Haxhiraj dhe ky i fundit u interesua nëse “Reshati” porosinë e tij, i'a kishte dorëzuar nipit të tij "Xhoi".
Haxhiraj: Po atë që të dhashë unë, e le në shpi ti apo ja dhe Xhoit.
Reshati: Jo ore isha në shpi.
Haxhiraj: E merr dot Xhoi kur të ngjitet tek Ymeri.
Reshati: Pa problem, nesër në mëngjes do ta marë.
Haxhiraj:O vlla,po mos i duhet për sonte, po hajd se ka ai…
Në të njëjtën ditë në pasditen e 5 gushtit nga një numër i paidentifikuar u dërguan dy mesazhe në adresë të Shkëlqim Koçiajt dhe në formë të koduar duke përdorur fjalën “Raki” u transmetua çmimi i shitjes së lëndës narkotike e konkretisht:
SMS NR 1:I njeh mirë???
SMS NR 2: "Ok, un tu them 4.5 litri i rakisË, të ulemi në 4 pastaj, kur vish ti t’ju them llafin e fundit e jep ky...
Në datë 6 gusht 2016 rreth orës tre pas mesnate Taulant Haxhiraj, i dërgoi një personi një mesazh ku i tregoi për një shitje jo shumë të suksesshme, e nënkuptuar shitje e lëndës narkotike.
SMS e Haxhirajt:Ja se do vij, erdhëm i sollëm këtij këtu na 10, po varja, i do me 8...mase merr dhe 10 nesër, të bëj lekët e atij, të lalait, të ngelen ato të tjerat...se këta e gjejnë...thonë vlla...të bëj lekët e atij, e mirë jam në Vlorë hahaha".
Disa orë më pas, në mëngjes të 6 gushtit një person tjetër telefonon agjentin e policisë Renaldo Avduli dhe kryen këtë bisedë.Avduli rezulton të ketë ndruar numër dhe bën një bisedë të paqartë me të
Polici:Hëë.
+448: O Ren.
Polici:Hëëë....
Në mbrëmjë të po kësaj date Taulant Haxhiraj, komunikon me Renaldo Avdulin dhe gjatë bisedës, ndërsa i transrnetuan njëri-tjetrit lodhjen që kishin, Taulanti njoftoi komunikuesin se deri në ato momente kishte mundur të bënte një shumë parash.Bëhet fjalë pagesa që duhet të paguante Haxhiraj tek agjenti i policisë, në mënyrë që të siguronte parcelën e tij, të cilën tashmë e kishte futur në procesin e tharjes.
Polici:Jo ore jam i lodhur nuk jam i mërzitur, o vlla jam i lodhur.
Haxhiraj: Edhe unë vajta dy ditë këtej nga Jala.
Polici: U kënaqe?
Haxhiraj: Po ça u kënaqa, i lodhur, flej përjashta, ngriva te kjo "Foli Marini".
Polici: Po mirë o, punuat no një çikë të paktën, se mos ke vajtur kot?
Haxhiraj: Nja katër milion deri tani....
Në mesnatën e 8 gushtit 2016 Taulant Haxhiraj, i dërgoi një mesazh një personi duke i nisur një numër telefoni me të cilin duhet të fliste dhe të përdorte emrin e agjentit të policisë “Renit” në rast të ndonjë ndalimi të mundshëm nga policia.
Sms e Haxhirajt:"O vlla, merr këtë numur nesër kur të duash dhe merre makinën, po të ndaloj njeri thuaj është makina e Renit.
Po në 8 gusht Renaldo Avdyli bisedon me Taulant Haxhiraj dhe gjatë bisedës duke folur për shuma parash që nevojiteshin për riparimin e makinave, Taulanti i kujtoi Renaldos se nga aktiviteti duhej të nxirrnin të paktën lekët e makinave dhe e lanë të takohen së bashku.
Haxhiraj: Se edhe unë dua nja treqind euro për makinën edhe ti do nja treqind euro....
Polici:Ja se do vij vetë unë aty dhe shkojmë bashkë
Haxhiraj: Të nxjerrim lekët e makinave të paktën.
Polici: Ja se erdha po vij aty, hajd.
Haxhiraj: Unë jam larg a të keqen, jam në Jalë, s'po vij dot.
Polici: Po ç'rëndësi ka,kur të vish aty, hajde merrëm.
Ndërkohë në mëngjesin e 9 gushtit polici Renaldo Avdyli, komunikon me Taulant Haxhiraj dhe nga përrnbajtja e bisedës, dyshohet se i transmetoi shqetësimin e tij për një shitje jo të sukseshme të lëndës narkotike dhe i kërkoi mjetin për të shkuar tek parcela. Taulanti duke miratuar shqetësimin e telefonuesit, e njoftoi që nuk mund të shkonte tek parcelat për shkak të baltës dhe përfundimisht, vendosën të shkonin së bashku. Nga kjo bisedë, del qartë se polici Avdyli zotëron parcela me drogë në fshatrat e Vlorës njëherësh dhe interesohet për çmimin e shitjes së lëndës narkotike.
Polici: Më duhet makina të lëviz njëçikë unë...Vete dot lart ëëë?
Haxhiraj: Ku vete dot tani lart ti. Është baltë.
Polici: Po do t'a lë ke lapidari, nuk futem brenda.
Polici: Dje do e mbaroja unë, ma futi ai...në total tha...
Haxhiraj: Dyqind mijë lekë?
Polici:Ëë.
Haxhiraj: T'a ka futur ore aq shumë saqë...Po do vemi bashkë?
Polici:Gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë janë tha.
Haxhiraj: Kur do ti të vemi andej, o vlla?
Polici: Po kur të marrë ai, se do iki me atë që t'a lë makinën aty unë edhe të më sjellë ai.
Haxhiraj: E mirë ikim bashkë, pastaj.
Polici: E mirë ikim bashkë, e mirë hajd…
Pas kësaj bisede telefonike sërisht Taulant Haxhiraj telefonon një person tjetër dhe lidhur me bisedën e mësipërme, u fol për policin Renaldo Avdulin.
Haxhiraj:Ça më tha mua ai, mori Reni tha do ikim lart.
+865: Eee po,e takova.
Haxhiraj:Kam ngel shumë i zhgënjyer tha,i mërzitur.
Haxhiraj: Ku je më tha mua, hajde të takoj një çikë.
+865: Ëhëëë. Mirë se mbase takohemi pastaj, do të bëj na një telefon.
Haxhiraj: E po thashë mos doje të më takoje para atij, prandaj.
Në 14 shtator Taulant Haxhiraj, komunikon me një person të thirrur me emrin "Marjo" dhe u interesua të dijë nëse policia kishtë asgjësuar me zjarr bimët narkotike në parcelë.Tashmë është koha kur policia ishte hedhur në aksion në disa fshatra të Vlorës, ku mes parcelave të asgjësuara ka qënë dhe një tokë e mbjellë dhe financuar nga Taulant Haxhiraj. Madje ky i fundit e njoftoi Marjon se në televizor ishte dhënë lajmi se ai ishte poseduesi i parcelës së asgjësuar. Haxhiraj tashmë ka ndryshuar dhe numrin e telefonit.
Haxhiraj: Vunë gjë, vunë zjarr?
Marjo: Po vetëm te ajo e atij xhaxhait të Çimit...kurse te ajo e jona,jo më duket, nuk e di se po i shikonim, s'dukej mirë ajo, s'ishim atje, ishim te rruga, po bënin foto, gjëra kshu, po i shuanin që lart nga mali.
Haxhiraj:Tani ikën...
Marjo:Ikën, kanë nja dhjetë minuta, çerek ore që ikën.
Haxhiraj: Do vij unë pastaj, dola në televizor...Po dolëm, mua o vlla, me shpallën mua a të keqen...
Një orë më pas Taulant Haxhiraj, komunikon me Shkëlqim Koçiaj “Çimi" dhe gjatë bisedës e lidhur me faktin që policia kishte shkuar në parcela për të asgjësuar lëndën narkotike, i kërkoi të shkonin dhe të shpëtonin çfarë të mundnin. Nga ana e tij Shkëlqimi e njoftoi se policia nuk e kishte djegur por thjesht e kishte lënë në vend.
Haxhiraj:Vajtët një herë atje, apo akoma?
Koçiaj: Tani po vemi.
Haxhiraj:Ikni, shpëtoni çfarë të shpëtoni.
Koçiaj:Po ça, se kanë ashtu jo, e hoqën e lanë në vend.
Haxhiraj:Ere, çrë të shpëtoni, hajd.
Katër ditë më pas sërisht Taulant Haxhiraj bisedon me "Marjon" dhe u interesua për mbarëvajtjen e punës në parcelë, ndërsa ky i fundit ju ankua për një punëtor i thirrur me emrin “Baba” që nuk punonte.
Marjo: Hiç, po mbush një çikë ujë
Marjo:Mora një shok, atë që rri me mua.
Haxhiraj:Po a e ke të besuar?
Marjo:Po unë s'i kam shokët si ti ore “Memi”, çar më sjell mua “Babën” e këta më hoqën mendjen.
Haxhiraj:Pse ça bën?
Marjo:Po s'punon ore...
Në 19 shtator Taulant Haxhiraj komunikoi sërisht me "Marjon" dhe nga përmbajtja e bisedës rezultoi shqetësimi i tyre për atë se ç’mund të bënin me bimët narkotike të prera tashmë nga policia.
Haxhiraj:Po ju vazhdoni po prisni?
Marjo:Presim, ajo ka mbaruar që dje o vlla.
Haxhiraj: Po jo or jo, po e prisni këshu të vogla?
Marjo: Jo nuk po e presim o vlla, se nuk duhet ashtu, tha ai. Ai tha, po filluat t'a prisni duhet t'a hiqni direkt tha...
Ndërkohë në 20 shtator 2016 Taulant Haxhiraj bisedon me Shkëlqim Koçiaj, dhe në formë të koduar, folën për transportimin e lëndës narkotike që kishin nbërë gati të thatë.
Haxhiraj: Po makinerinë nuk e sollët dot.
Koçiaj: Po nuk e sjell dot o vlla, se merr se sjell dot...
Haxhiraj: O vlla pse se sjell makinën ooo?
Haxhiraj: Po hë o vlla se s'ka noj gjë o të keqen, po vetëm me makinerinë o vlla, me “Fordin”.
Po në të njëjtën ditë Taulant Haxhiraj bisedon me "Marjon" dhe u interesua për gjëndjen e bimëve në parcelën me lëndë narkotike. Marjo e njoftoi Taulantin për probleme tek bimët për shkak të pranisë së krimbit, duke i vënë në vëmëndje se ajo po kalbej prej tij.
Haxhiraj:Hë vlla?
Marjo:Po shikojmë ca nga këto, na ka zënë shumë krimi o vlla.
Haxhiraj: Nga tonat apo nga të Renit?
Marjo:Nga tonat, këtu në anë të Renit.
Haxhiraj: Sa ka zënë?
Marjo: Nja tre nga ato të mëdhatë...
Marjo:Do i heqë Ani tani...
Marjo:Ça të bëj unë, ja tani po i kontrollojmë rrrënjë për rrënjë.
Haxhiraj:Do i bëjë me ilaç sot ai, ça tha?
Marjo: Nuk e di vlla, merre në telefon. Këtu është ai, thuaja.
Haxhiraj:Po Denisi erdhi.
Eeee, me ne është.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO