Drogë, alkool dhe bixhoz në qeli, letra e shkruar në kompjuter nga greva e imamëve zbuloi 'haremin' në burgje! Disa prej të akuzuarve drejt 41bis

Greva e urisë nisur nga imamët e dënuar për terrorizëm dhe letra e kërkesave shkruar me kompjuter zbuluan se policët e burgjeve bashkëpunonin me të dënuari në disa burgje për futje droge, telefonash e vënie bastesh. Report Tv zbulon të tjera detaje nga operacionin 'Trinomi' që çoi disa ditë më parë në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive. 

Hetimet nisën në vitin 2020 kur fillimisht nga greva e urisë Genci Ballës u dorëzuan kërkesat e grevistëve, të cilat ishin të shkruara në kompjuter. Kjo krijoi dyshime dhe në këtë moment nisën hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Kujtojmë se Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si  kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë.   Report Tv mëson se për disa nga personat e proceduar në këtë operacion pritet të futet ne regjimin e posaçme 41 bis. Emrat e tyre dhe dosjet po shqyrtohen nga SPAK dhe ministri Drejtësisë.

Faksimile nga dosja ku përmendet letra e shkruar me kompjuter

Greva e urisë dhe letra e shkruar me kompjuter
Më datë 7 shtator 2020 kishte nisur greva e urisë nga Genci Balla dhe më pas atij i është bashkuar dhe i dënuari tjetër i regjimit të posaçëm Arbjon Aliko. Balla përshkruhet nga autoritette si një person me reputacion dhe influencë te të dënuarit e tjerë dhe nëpërmjet ndikimit të tij që prej datës 11 shtator 2020 deri me datë 14 shtator 2020 kishin refuzuar ushqimin në Burgun e Peqinit dhe disa të dënuar të tjerë dhe konkretisht Verdi Morava, Fadil Myslimani, Bujar Hysa, Zeqir Ymeri, Valmir Hoxha dhe Edmond Balla.

Drejtora e Shqërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është administruar dhe një kërkesë e paraqitur brenda në regjim nga i dënuari Elason Merdani, kërkesë të cilën ai e ka dorëzuar në mënyre demonstrative Drejtorit të burgut, e cila ishte një format A4 në të cilën ishin të shkruara disa kërkesa të shkruara me kompjuter e cila në përfundim shënon "me respekt të dënuarit e Burgut te Peqinit". Në kushtet kur asnjë nga këta të dënuarit apo dhe vetë i dënuari Elason Merdani nuk ka pasur takime as me familjaret apo me avokatin e tij lind dyshimi i që këtë kërkesë e cila është e shkruar në kompjuter dhe e printuar të ishte futur nga stafi i burgut të Peqinit.

Ankesat e të dënuarve:
Mbipopullimi i IEVP-Peqin me të dënuar të sigurisë së Lartë dhe me burgim të përjetshëm; Masat shtrënguese të marra nga ana e DPB duke mos u shoqëruar me përmirësimin e kushteve të rehabilitimit të të dënuarve; Kalimi në regjim të posaçëm të dënuarve/paraburgosurve kur kapet një shok i dhomës me sende të ndaluara; Një grup të dënuarish me burgim të përjetshëm kanë kryer mbi 23 vite fizike burgim dhe kërkojnë të përfitojnë nga hapësira ligjore për tu liruar me kusht duke marrë shkasë nga disa precedent ku të dënuar me vepra të rënda dhe pa kryer vitet janë liruar nga Gjykata;  Kur të dënuarit kërkojnë ulje dënimi, liri me kusht apo ndonjë kërkesë tjetër duke i'u drejtuar Gjykatave Shqiptare dhe IEVP është e detyruar të dërgojë vlerësim sjellje për të dënuarin, në pikën ku në vlerësim thuhet nëse i dënuari është shprehur për veprën penale të kryer, IEVP shkon me qëndrim refuzim (rrëzim) kërkese nëse i dënuari nuk e pranon veprën penale; Koha e gjatë pa takuar familjarët, ku një pjesë e ka kuptuar se ndalesa është bërë për shkak të masave anti Covid-19 nor të tjerët kërkojnë takim edhe nëpërmjet xhamit.

Super operacioni i policisë, 28 të arrestuar
Hetimet nisën në vitin 2020, u finalizua më 1 shkurt dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive. Superoperacioni i Policisë zbuloi se të dënuarit për vepra të rënda penale kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda qelisë duke krijuar një grup të strukturuar kriminal. Policët e burgjeve, jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë për të shkatërruar këtë grup, por kanë bashkëpunuar me ta duke mundësuar futjen e qeli të drogës dhe sendeve të paligjshme dhe transportin e saj nga njëri burg në tjetrin. Droga transportohej në trinomin burg i Peqinit-burgu i Drenovës- paraburgimi i Elbasanit dhe të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, ku si rezultat i këtij operacioni i sekuestruan 4 mln lekë brenda në burg. Report Tv siguroi dje dosjen e plotë të hetimeve, ku të burgosurit flasin me njëri-tjetrin nga burgu në burg dhe organizojnë lojëra fati, greva urie, fusin drogë e bëjnë festa me vajza e akol. 

Të arrestuarit nga operacioni
1. Hysni Ndreu,
 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 2. Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 3. Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
 4. Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 5. Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 6. Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
 7. Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
 8.  Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
 9. Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
 10.  Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
11.  Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”; 
12.  Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;
13.  Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 “Arrest në shtëpi”
 14.  L. Gjata banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 15.  F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
Të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”
16.  Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
17.  Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
18.  Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
19.  Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
20.  Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
21.  Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
22.  Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, banues në Vlorë, i dushuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
23.  Ilia Beshello, 42 vjeç, banues në Pogradec, ish-punonjës në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”;
24.  Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
25.  Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
26.  Olgert Mucka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
27.  Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
28.  Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë