Një sasi prej 4.5 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, një armë zjarri automatik, një krehër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava, janë sekuestruar nga policia e Tropojës gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme.
 
Lidhur me këtë operacion të policisë ka rënë në pranga Ded Dakramaj, 50 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë si dhe është proceduar në gjendje të lirë e bija, K.D. 20-vjeçe.
 
Kjo e fundit akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
 
Arrestimi i  Ded Dakramaj u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një armë zjarri automatik, një krehër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava.
 
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

droge arme tropoje
(Materialet e gjetura nga policia)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com