Një lajm në disa portale në Shqipëri ngriti alarmin se gati 300 të rinj kishin përfunduan në urgjencën e QSUT-së, nën efektin e një droge që mund t’i ishte hedhur fshehurazi në pije gjatë festimeve në lokale të ndryshme në Tiranë për halloween.
Shefi i Toksikologjisë Andrin Tahiri tha se lajmi është i rremë dhe se në QSUT janë paraqitur vetëm disa të rinj që kishin abuzuar me alkoolin, dhe jo nën efektin e drograve të ndryshme
“Në vijim të lajmit të fundit për paraqitjen e një fluksi të rinjsh të reja te QSUT urgjenca për asistencë toksikologjike është lajm i rremë. Pra lajmi prej 300 të rinjsh të rejash është ‘fake’
![]()
Lajmi është për abuzim me alkoolin dhe rape drug. Ajo ka qenë ditë feste ku fluksi rritet por jo në ato përmasa, dhe jo me rape drugs. Ajo është drogë e re që jep efektet e një amnezie të plotë për atë që e përdor apo abuzon, nuk kundërshton dhe quhet droga e përdhunimit. Raste të tilla nuk kemi pasur.
Për ironi të fatit mund t’ju them që atë ditë asistencë të mirëfilltë toksikologjike është kërkuar vetëm për 1 rast”, tha doktor Andrin Tahiri.
-
Jane myslot e revolucionit qe prodhojne keto lajme pacavure.
Përgjigju










Komente
Komento