Autoritetet në Kosovë kanë penguar sot futjen e drogës në burgun e Dubravës në Pejë.
Sipas informacioneve, një grua që do të kryente një takim familjar në burg, e kishte fshehur lëndën e dyshuar narkotike brenda një pampersi për fëmijë, me qëllim futjen e saj në Pavionin D . Gjatë kontrollit rutinor, stafi korrektues zbuloi dy qese transparente me substancë të dyshuar narkotike të fshehur brenda pelenave.
Pas zbulimit, vizita u ndërpre menjëherë dhe rasti iu referua policisë dhe njësisë hetimore në Pejë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, ndaj të burgosurit që dyshohet se lidhet me rastin janë marrë masa disiplinore dhe ai është transferuar në tretman themelor deri në përfundimin e hetimeve
Komente









