Dronët në SHBA/ Mijëra raportime nga qytetarët e frikësuar, Sekretari për Mbrojtjen: Po hetojmë! Reagon Trump

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha të dielën në mbrëmje se qeveria federale vazhdon të hetojë pamjet e raportuara të fundit të dronëve, por shtoi se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të huaj ose aktivitet kriminal. Në një intervistë në ABC News, Mayorkas gjithashtu kërkoi që Kongresi t'i jepte qeverisë federale autoritet të zgjeruar dhe për të paaftësuar dronët.

"Në shtator të vitit 2023, Administrata Federale e Aviacionit, ndryshoi rregullat në mënyrë që dronët të mund të fluturonin natën. Dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse tani njerëzit po shohin më shumë dronë sesa më parë, veçanërisht nga agimi deri në muzg. Ky është realiteti. Unë dua të siguroj publikun amerikan se ne jemi duke u marrw me kwtë, ne po punojmë në koordinim të ngushtë me autoritetet shtetërore dhe lokale. Njwkohwsisht është e rwndwsishme pwr ne qw tw marrim nga Kongresi kompetenca shtesë për të adresuar situatën me dronët. Autoritetet tona aktualisht janë të kufizuara",-wshtw shprehur Mayorkas.

Në aeroportet në veri lindje është dhënë alarmi për kujdes nga autoritetet pasi objektet fluturuese mund të përshihen në ngjarjë në hapësira ajrore të palejuara. Ish-guvernatori i New Jersey, Chris Christie tha se një vakum informacioni mbi pamjet e dronit ka krijuar hapësirë ​​për teori konspirative.

Ai i druhej faktit se "vigjilentët e dronëve" mund të fillojnë të përpiqen të rrëzojnë objektet misterioze. Zyrtarët nga Shtëpia e Bardhë dhe FBI të shtunën theksuan se shumica e pamjeve të raportuara të kohëve të fundit të dronëve në New Jersey dhe shtetet e afërta përfshinin avionë të drejtuar dhe nuk kishte prova për ndonjë kërcënim të sigurisë kombëtare.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në një postim në rrjetin personal social Truth bëri thirrje që autorët të zbulojnë qëllimet për publikun ose në të kundërt, dronët do të goditen.

Gjatë një konference të improvizuar, një zyrtar i FBI-së u tha gazetarëve se agjencia po punonte me 50 partnerë lokalë, shtetërorë dhe federalë për të shqyrtuar raportet e shtuara. Zyrtari tha se më pak se 100 nga mbi 5,000 pamjet e raportuara kishin rezultuar se meritonin hetime të mëtejshme, dhe të gjitha pamjet e mëdha të raportuara me krahë fiks deri më tani ishin të avionëve civil.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Sondazhet për SPAK dhe si sondazhe elektorale për Berishën

Mero Baze: Sondazhet për SPAK dhe si sondazhe elektorale për Berishën