Dua edhe unë vulën time

Dua edhe unë vulën time

Punët në PD zyrtare po bëhen serioze shumë. Kush ka shëndet e daulet ngah për të kapur një vulë.

Nuk guxon të ftosh njeri për kafe. Të thonë “s’kemi nge- po shkojmë të gjejmë një vulë”. Eja se ka dasem e fton tjetrin…jooo se me marrin vulen të gjegjet. Shkojmë në plazh? Bah të lë vulen vetem të jep xhevap?! Koha për gjumë! Ç’thua -nata ditë roje.

Turru andej e vrap ketej. Lufta për vulen është lufta per jeten. Zelenski i vogel jeten e bën hasha po vulen kurrë. Ai ka dalë si mesia dhe njerzit sa e shohin dalin e ndjekin nga pas turma turma duke i puthur kembet. Ai i bekon një nga një. U thotë “kush më ndjek mua perqafon të verteten, unë jam jeta , rruga e verteta”! Hajde hajde ç’vete!

Betejat për vulen po bëhen gjithnjë e më epike. Sot që flasim kemi tre të tilla të cilat janë produkt i një retorike dramatike për monopolin e së drejtes dhe virtytit. Pala e madhe nënkupton që dy të voglat janë në sherbim të Edi Rames. Tritani bëri thirrje që të lekundurit të mbledhin mendjen ta fusin në kaboqe se shtatori është muri Limes që ndan të cilivizuarit nga hordhitë barbarike. Copeza , e vogla fort me dhjetë veta akuzon të mesmen që po i sherben Doktorit dhe regjimit të cilin ajo do e bëje fertele. E mesmja mbledh 274 firma të keshillit kombetar dhe i thotë sikter procesit privat të yshtur nga shoqata e dashamirve të Liderit të vogel historik. Vula e vjeter ka mbetur në duart e Gazit mbi të cilit bien namat e kara- bullakes ” të zëntë vula nën vete”. Dash Sula , Saimir Korreshi, Bledion Nallbati dhe Lefter Geshtenja si pretorian e ruajnë atë natë ditë si kujtim i kohes kur PD nuk merrej me shakara. Herë pas here që të mos plasaritet nga rrezet e lyejnë me lotet e dikurshem të Jorides si vaj i bekuar.

I pari që sajoji vulë të re qe Doktori. Tani një vulë tjeter në emer të grupit të të dhjeteve do e mbajë Sefa për t’ja dhënë Lulit pasi shoqata naten ashtu vendosi. Po kaq njeri prej tyre dha lajmin që do prodhohet një vulë tjeter. Oh sa mirë ! Jeni që jeni ma bëni hazer dhe mua një me logon “PD grupi i të pa angazhuarve” dhe do shikoni ç’ do i bëj pushtetit me të në xhep. Do e shtrengoj fort si armë miçidiale. Me të në dorë do godas krimin dhe korrupsionin. Zap do e mbledh. Si çok do ta perdor të lë pa frymë Ramen sapo të hyjë në parlament. Taos, Ulsiut , Damos dhe Tonit do jua vë në ballë si hekurin e skuqur sklleverve. Kur ajo të marrë ndoj cope lekure me vete të mbetet fjala – Turp. Pastaj do ta perdor si kokë dashi për të bërë copash kryeministrinë apo si shul për të mbyllur Kuvendin. Pas vules si mullar do mblidhen femijet e pleqtë ti shpetojnë vapes e qametit. Nën hije të saj do hamë e pimë. Aty do bëjmë plane të medha qysh do dalë në selamet Opozita , Shqiperia dhe njerzia. Ndoshta s’do kemi njerez ?! Ata kanë ikur nga sytë këmbet . Po punë e madhe ! Ata nuk na duhen. Mjafton të kemi vulën. Me nja dy treqind vula nuk na del kush perballë. Kur të kete dhe Luli të veten do ta rrethojnë Qeverine dhe si gjylë mbi te do hedhim vulat. Mjere kë do zërë nën vete shiu i tyre.

Nga sot gjithe minutat politik do ti shfrytezoj të kem një vulë timen birinxheshë. Kush të me çaj veshet ti them , jam vulë me vete. Luli do me sjelle kafene. Kryezevendes Lideri Muli do na e shtrojë me zemergjersi. Gazi do më bëje revani me duart e veta. Bana do më bëje petulla. Në shënjë mirnjohje do tu vulos të gjithve një vertetim si demokratë të vertete e luftetarë të paepur kunder Tiranisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 25/07/2023 23:08

    Ky profesori vetem shkrime te tilla humoristike di te beje. Ka harruar qe e kane votuar demokratet per te mbajtur qendrime opozitare ndaj qeverise dhe te pozicionohej ne PD ose ne te kundert te linte mandatin. Kete te fundit nuk e ben, se i pelqejne te mirat qe i ka sjelle pozicioni i zv/ kryetarit te kuvendit. Vize amerikane ka marre.(kuptohet me kushtin qe te mos mbante anen e doktorit). Tani na del dhe ben gallate. Turp qe shperdoron votat opozitare, e mban veten dhe per intelektual.

    Përgjigju
  • minushe: 25/07/2023 15:09

    sa kam qeshur shume e bukur satira:)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja