Dua Lipa, u refuzua nga kori i
shkollës, sot ka pushtuar radiot
Ylli i popit anglez të "Be the One" Dua Lipa, ka rrëfyer rrugën e saj drejt suksesit, e cila siç tregon këngëtarja ka hasur në jo pak pengesa. Me 10 milionë klikime në You Tube, 21 vjeçarja me origjinë kosovare dikur nuk është pranuar në korin e shkollës fillore.
Ylli i popit anglez të "Be the One" Dua Lipa, ka rrëfyer rrugën e saj drejt suksesit, e cila siç tregon këngëtarja ka hasur në jo pak pengesa. Me 10 milionë klikime në You Tube, 21 vjeçarja me origjinë kosovare dikur nuk është pranuar në korin e shkollës fillore.
Por për të e rëndësishme është të mos heqësh dorë.
"Nuk e kalova provën pasi nuk arrija të kapja notat e larta", tregon Dua Lipa duke qeshur. Në fjalët e saj nuk ka inat.
"Nëse do ta takoja sot atë profesorin nuk do t'i thoja asgjë. Jam e kënaqur dhe më vjen mirë që nuk kam hequr kurrë dorë pavarësisht fjalëve të tij," rrëfen ajo për Corriere della Sera.
"Be the One", është hiti i Dua Lipës që do të lançojë edhe albumin e saj të parë i cili pritet të dalë në treg para verës, ndërsa është renditur ne top dhjetëshen më të transmetuar në radiot italiane.
Dua Lipa tregon se dëshira për muzikë i ka lindur nga i ati i cili kishte një grup në Kosovë. Për disa vite ata jetuan në Londër, por një ditë prindërit e saj vendosën të kthehen në Kosovë.
Nuk zgjati shumë dhe në moshën 15 vjeçare, Dua Lipa vendos të kthehej në Londër, vetëm.
"Prindërit e dinin se herët a vonë kjo do të ndodhte. Më kanë mbështetur gjithmonë dhe unë kam bërë pjesën time, duke i telefonuar në çdo moment. Nuk ishte e thjeshtë. Të guzhinoje dhe të pastroje ishte një ferr, por më e vështirë ishte të qëndroje vetëm. Jetoja me miqtë, por kisha nevojë edhe për përqafimin e mamasë," kujton ajo.
Por kurrë nuk u dorëzua sepse e dinte ku donte të arrinte. Dhe sot ka të njëjtin menaxher me atë të Lana del Rey.
"Nuk kisha një plan B. Rregulli im ishte të mos hiqja dorë, edhe nëse më thonin jo, do ta provoja sërish," thotë Dua Lipa.
E pyetur për emrin, ajo thotë se Dua Lipa është emri dhe mbiemri i saj i vërtetë.
"Që e vogël doja të kisha një emër të zakonshëm. Kam ndryshuar disa shkolla dhe çdo herë më duhej të shpjegoja kuptimin e emrit. Në gjuhë time, Dua do të thotë, dashuri, " tregon këngëtarja e hitit "Be the One".
Këngëtarja me origjinë kosovare ka marrë pjesë edhe në spektaklin X factor, por nuk ka ecur në rrugën e talenteve.
"Talent show-t janë një mundësi dhe një trampolinë por unë kam preferuar të takojë personat dhe krijojë raporte në skenën muzikale të Londrës. Nëse deri në këtë pikë askush nuk do më kishte konsideruar, mbase do ta mendoja.." shprehet ajo.
Përveç këngës, Dua Lipa ka qenë edhe modele.
"Më shumë në botën e modës se në atë të muzikës ka një problem që lidhet me trupin e femrës. Më thonin që nëse me të vërtetë do të bëhesh modele duhet të dobësohesh. Por mua nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Duhet të mësohemi ta duam veten ashtu si jemi,' rrëfen Dua Lipa.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
137/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.1%
-
Jo
76.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 3058
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
10 Tetor, 19:50
-
EMRAT/ Trafikuan 2,3 tonë kokainë nga Ekuadori në Britani, dënohen 2 shqiptarët! Dy të tjerët ende në proces, bashkë me biznesmenin bullgar
10 Tetor, 19:41
-
Lushnjë/ Autoboti përplaset me mjetin bujqësor e bie në kanal, banorët përpiqen të nxjerrin shoferin
10 Tetor, 19:25
-
Princesha Kate Middelton bën daljen e saj të parë publike pas përfundimit me sukses të kimioterapisë
10 Tetor, 19:12
-
Debat i fortë mes gazetarëve: Nuk lejoj të thuash përralla këtu! Fut gishtat në vesh nëse nuk do të dëgjosh
10 Tetor, 19:11
-
Liga e Kombeve/ Sfida e nesërme me Çekinë, Sylvinho: Kemi përballë një skuadër të fortë, por do futemi për rezultat! E kam mbyllur formacionin
10 Tetor, 19:08
-
Protesta e PD-së me molotov/ Shabani: Të dukem si njeri që mund të isha në një vend të tillë?! Bala: Nuk ka qytetar Tirane që rreh një gazetar!
10 Tetor, 19:02
-
Sulm izraelit në Liban, 4 të vdekur dhe 17 të plagosur në Bekaa! IDF: Eliminuam 12 terroristë të Hamas në Gaza, morën pjesë në sulmin e 7 Tetorit
10 Tetor, 18:49
-
Erdogan në Tiranë/ Shabani: Rama po ndjek modelin e tij autoritar! Bala: Xhamia e financuar nga qytetarë turq! Xhunga: Shqetësim, shmangia e krerëve të KMSH
10 Tetor, 18:39
-
Plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres, Gjykata e Milanos lë në burg 45-vjeçarin shqiptar! Fëmijët po mbronin mamanë nga dhuna
10 Tetor, 18:16
-
Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur
10 Tetor, 18:14
-
Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë
10 Tetor, 17:54