‘Dua të jem e pavarur’, të rinjtë me sindromën Down integrohen në punë dhe suprizojnë klientët e lokalit

Dea, Marinela dhe Xheni janë tre vajza të reja me aftësi speciale të cilat dëshirojnë të punojnë dhe të jenë të pavaruara. Me pak ndihmë, tashmë ato kanë arritur që ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre, prej disa kohësh janë punësuar në një ndër lokalet e Tiranës, ku suportohen plotësisht nga të gjithë punonjësit e tij.

Me dashuri dhe përkushtim, këto vajza të reja shërbejnë dhe bëjnë punë të ndryshme të cilat i ndihmojnë të fitojnë disa të ardhura për t’u ndjerë krenare për veten. 

Në një intervistë në emisionin ''Rreze Dielli" shprehen të lumtura që tashmë mund të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe që kanë mundësinë që të jenë të pavaruara ekonomikisht: 

“Unë jam Marinela. Jam nga Berati, kam një muaj që punoj këtu dhe më pëlqen, pastroj dhe kam një punë të thjeshtë” tha ajo.

Më pëlqen të punoj, e kam me qejf punën, unë i bëj të gjitha për veten time dhe jam e pavarur” rrëfeu Xheni për eksperiencën e saj të parë të punës në moshën 26- vjeçare.

Dea ka edhe një talent të veçantë, argëton të pranishmit me tingujt e violinës.

Ndërsa për iniciatoren e kësaj nisme Ada Hidershaj Kita, kjo është një arritje shumë e madhe për të rinjtë me sindromën Down.  

“Jam shumë mirënjohëse për vajzat, për të gjitha familjet që kanë ardhur në vendin tonë, na kanë besuar fëmijët dhe të ardhmen e tyre, është një arritje e madhe. mesazhi im shkon për të gjitha familjet aty jashtë që kanë një fëmijë me sindromën Down ‘ E ardhmja mund të jetë e jashtëzakonshme nëse punojmë bashkë dhe jemi të vendosur për të luftuar dhe për të arritur pavarsinë” u shpreh ajo.

Një ndër mbështetësit e kësaj nisme ka qenë edhe Landi Hysi, drejtues i Special Olympic Albania:

“Unë jam shumë i lumtur që ju keni filluar punën dhe po i tregoni botës që mund ta bëni këtë punë. Uroj që bzineset e tjera të ofrojnë vende pune për personat me aftësi të kufizuara intelektuale” tha ai në një intervistë për “Rreze Dielli”.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi