Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar protestën e studentëve në Shqipëri me atë të studentëve në SHBA. Ndryshe nga në vendin tonë, ku studentët refuzojnë hapjen e dialogut me qeverinë, në SHBA ndodh e kundërta.

Rama shkruan se studentët atje protestuan me këmbëngulje duke kërkuar dialog. Studentët thotë Rama, arritën një marrëveshje me autoritetet.

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t'i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme.”-shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit në Instagram