Dubai, hedhje nga kulla më e lartë
në botë, thyhet rekordi botëro

DUBAI - Fred Fugen dhe Vince Reffet janë hedhur nga ndërtesa më e lartë në botë në Dubai duke vendosur kështu një rekord të ri botëror. Ata realizuan  një hedhje në ajër nga pika më e lartë e “Burj Khalifa” nga një lartësi prej 829, 8 metra.

Kjo ndërmarrje e guximshme u realizua pas tre vjetësh punë të vështirë dhe me këtë hedhje Fred dhe Vince arritën të realizonin ëndrrën e tyre. Ata morën pjesë në ‘Base Jump’ e cila është një ndër lojërat më të rrezikshme sportive.

“Kjo ishte hedhja që ëndërronim një jetë të tërë dhe kishim tre vjet që stërviteshim shumë. Jam i lumtur që arrita të ulesha me sukses, me këtë hedhje realizova atë që ëndërroja prej kohësh” është shprehur Fugen pasi u ul në tokë. Dhe për të përjetësuar aventurën e dy guximtarëve, ndërkohë që vendosnin një rekord të ri botëror, një kameraman anonim është hedhur vetëm disa metra poshtë majës së kullës.

Ai sigurisht që nuk ka thyer ndonjë rekord, por ama falë tij mund të shijojmë videon dhe pamjet spektakolare të aventurës drithëruese. Kjo nuk është hera e parë që persona të ndryshëm janë hedhur nga kjo kullë, por në të kaluarën hedhjet janë bërë nga pjesa më e ulët e saj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq