Këtë herë Duffy ka zgjedhur të provokojë me një foto të publikuar në rrjetin social “Instagram” ku është mbuluar në dollarë për të gjithë ata që e kanë inatë.
E shtrirë vetëm me të brendshme Duffy ka pozuar duke shkruar në diçiturën e fotos:-“ Juve ju rritet inati, mu me rritet keshi”.
Ende nuk dimë nëse Duffy e ka bërë këtë foto për të treguar që ska ku të çojë dollarët apo është pjesë e ndonjë videoklipi të ri.
Sido që të jetë pëlqimet në foto kanë qenë të shumta, ndërkohë që klëngëtarja seksi ka shpallur konkurencë të fortë ndaj këngëtarëve të tjerë.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)