Këta njerëz ose dufzbrazen në rrejet sociale, dalin në protesta dhe një herë në dy vjet votojnë. Më 23 qershor pjesa dërmuese u dufzbrazën me votë kundër qeverisë së kryeministrit Berisha për shkak se gjykatat ishin të superkorruptuara dhe vazhdojnë të jenë, se administrata ishte e kalbur dhe se kriter vlerësimi nuk ishte më aftësia, por paraja nën dorë, dhe vazhdon të jetë. Sepse spitalet janë gërmadhë, sepse shkollat janë gërmadhë, sepse s’ka punë. Për këtë arsye dufzbrazja u bë me votë më 23 qershor dhe koalicioni që drejtuat, zoti Kryeministër, mori një mazhorancë dërmuese në zgjedhje.
Edhe pse ato zgjedhje u bënë pis me paratë e vjedhura gjithandej. 100 mijë lekë të vjetra kushtonte vota, kaq ofronin edhe në lagjen e Tiranës disa ish-zyrtarë të ish-qeverisë së Berishës dhe megjithatë ju morët 1 milion vota, apo i dhanë atij që iku 1 milion shuplaka. Kjo ndodhi sepse ju folët hapur dhe prekët atë që iu dhimbte njerëzve: korrupsionin, gjykatat, spitalet, shkollat, pensionet, mjedisi, e ardhmja. Të revoltuarit me një vendim gjykate sigurisht që do t’i zbrazen atij që iu dha shpresë më shumë, atij që e votuan.
E vetmja mënyrë përfaqësimi që kanë dufzbrazësit është fjala dhe vota e nëpërmjet votës zgjedhin qeverinë që mendojnë se do t’i zgjidhë hallet e tyre. Asnjë nga dufzbrazurit nuk votoi për të zgjedhur Gjin Gjonin e Gjin Gjonat e tjerë, Fullanin dhe gjithë hajdutët që fshihen pas pavarësisë së institucioneve, ligjeve dhe Kushtetutës. Nëse do të ishin kaq të ndërshëm dhe të drejtë me ligjin, përse e shkelin atë kur duan të përfitojnë dhe e përmendin kur kërcënohen? Me pak fjalë të thjeshta, dufzbrazurve iu ke bërë një shërbim të madh, iu ke vrarë frikën që kishin dikur, kur as nuk flisnin dot se ligji i pashkruar i tribusë së injorantëve të ndiqte edhe të njerëzit më të afërt që i hiqnin nga puna.
Dufzbrazësit e vranë frikën dhe, në mënyrën e tyre të lehtë, naive apo sipërfaqësore, kërkojnë llogari, kërkojnë të të nxisin që mos fshihesh edhe ti pas ligjit e Kushtetutës. Shqipëria nuk ka aktualisht një shtet që duhet të ruajë status quo-në sepse raportet mes institucioneve dhe raportet e institucioneve me individin janë shkatërruar nga korrupsioni. Askush nuk kërkon të bëhesh kryeprokuror e kryegjykatës, por të gjithë e dinë se mban mandatin e 1 milion votive, që supozohet të kenë forcën e nevojshme të ndryshojë gjërat, të shkërmoqin sistemin e korrupsionit, të çajnë kupolën e gjykatësve. Dufzbrazurit duan Drejtësi. Ata nuk janë as gjermanë e as kinezë, janë shqiptarë të stërlodhur e të pashpresë për shkak të elitës politike që i ka vjedhur e nëpërkëmbur.
Ata shpresojnë ende se gjërat do të ndryshojnë dhe, në mënyrën e tyre, e shprehin padurimin në të gjitha mënyrat e mundshme, edhe me sharje. “Fjalët mbrapsht!” është një zgjidhje e mirë për momentin, por jo zgjidhje përfundimtare e problemit. Pas vrasjes së frikës, për të cilën keni meritë të padiskutueshme, dufzbrazësit kanë mësuar të dalin edhe në rrugë, kur mendojnë se nuk ka më shpresë. Ata tregohen aq arogantë, sepse kërkojnë ndryshim të shpejtë, sepse ka 20 vjet që vetëm gënjehen. Ata duan ndryshim tani dhe s’mund të presin më, sepse po u ikën një jetë duke pritur atë që s’po vjen kurrë. Dufzbrazurit e revoltuar nuk kanë asnjë mundësi ta zgjidhin vetë çështjen e gjykatave; e vetmja rrugë në kushtet e dëshpërimit do të ishin hunjtë me zjarr, por, do Zoti, kjo ditë nuk vjen e gjërat të rregullohen siç duhet, sepse durimi është pranë fundit…
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com