TIRANE-Në të gjithë Shqipërinë sot janë kapur 37 persona të kthyer nga Italia në 14 ditët e fundit, por që nuk kishin zbatuar urdhrin për vetëkarantinim. Megjithatë këtë shifër, Rama e cilëson si mjaft të mirë, por ka një kërkesë që të mos përsëritet ajo që ndodh me kombëtaren në fund.

"Në gjithë Shqipërinë sot vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga Italia 14 ditët e fundit. Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe Zvicrës i duken fantazi por lus Zotin që ta mbani kështu veten në vazhdim dhe mos ta pësojmë si ato ndeshjet e kombëtares kur i hamë golat në fund e dalim nga stadiumi si...I love you" shkruan Rama.

Kryeministri ka publikuar edhe kurbën e shkeljeve, që ka ardhur në ulje në ditët e fundit, teksa rekordin e mban data 13 mars që u kapën mbi 100 persona. Sot qeveria miratoi Aktin Normativ që sanksionon gjoba të forta kundër personave që kanë ardhur nga vendet e infektuara dhe nuk vetëkarantinohen (lexo ketu).

Postimi i kryeministrit Edi Rama