Duka hap thesin: Do jap shpërblim
nuk kemi biletë kthimi në Shqipëri

Duka hap thesin: Do jap shpërblim<br />nuk kemi biletë kthimi në Shqipëri
Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbajtur fjalën, teksa pas fitores së Shqipërisë përballë Rumanisë ka deklaruar se do të jepet shpërblim për triumfin e parë në Kampionatin Europian, i cili pritet të jetë rreth 2 mln Euro, ndërsa fitimi nga kalimi i grupit ishte 1 mln Euro.
 
“Premio do marrë ekipi, do japë FSHF dë japë qeveria. Kryeministri ka premtuar jo vetëm premio po ju ka premtuar të gjithë lojtarëve pasaporta diplomatike. Shqipëria nuk ka ambasadorë më të mëdhenj se këta, kështu që këta janë ambasadorë” shprehet Duka pas ndeshjes.
 
 
Duke iu referuar ndeshjes dhe ambicieve për më tej, kreu i FSHF deklaron se “Fituam të tretën por mbi të gjitha një paraqitje si komb me tifozët që kanë treguar që jemi një komb europian dhe ky është një sukses shumë i madh futbollistik.
 
Jam shumë i kënaqur jam vërtetë shumë i kënaqur që morëm pjesë në këtë kompeticion që bëmë cdo gjë mirë, që janë kënaqur gjithë shqiptarët. Shpresojmë shumë që të rrimë akoma këtu pas fitores. Duam te rrimë dhe nuk kemi biletë kthimi”përfundon ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë