Duka i del krah Skënderbeut: Vendimi i UEFA-s nuk na detyron ta dënojmë

Duka i del krah Skënderbeut: Vendimi i UEFA-s nuk na detyron ta dënojmë

Armand Duka gjatë një dorëzimi të titullit kampion Skënderbeut

Federata Shqiptar e Futbollit nuk ka ndërmend që ta dënojë Skënderbeun për mbi 50 ndeshje të trukuara, pavarësisht ndëshkimit ekzemplar që i ka dhënë UEFA. Atë që “Shqiptarja.com” e kishte paralajmëruar para pak ditësh e ka konfirmuar tashmë me gojën e tij vetë kreu i FSHF-së Armand Duka. Lajmi i bujshëm i dënimit të Skënderbeut me 10 vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, si dhe një milion euro gjobë, penalizimi maksimal që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s për manipulimin e rezultatit të mbi 50 ndeshjeve ka bërë xhiron e botës, por kjo ka pak rëndësi për “fshatin tonë”. Në një intervistë të dhënë për “Top-Channel” Duka ka deklaruar se dënimi i UEFA-s nuk do të reflektohet në Shqipëri.

I pyetur se kur të mbarojë procedura ligjore e apelimeve nga ana e Skënderbeut dhe ai dënim i rëndë mbetet në fuqi, si do veprohet, kreu i FSHF-së ka deklaruar se ai nuk do të ketë asnjë efekt në kampionatin vendas. “Ne e kemi marrë njëherë vendimin për ta dënuar Skënderbeun. Vendimi i UEFA-s nuk na detyron neve që ta dënojmë sërish”, u shpreh Armand Duka. Kujtojmë që edhe UEFA e kishte marrë një herë vendimin para dy viteve ta dënonte klubin korçar me një vit përjashtim nga Champions League, por tani pas përfundimit të plotë të raportit nga inspektorët mori vendimin e dytë edhe më të rëndë. Por, kjo duket sa pak rëndësi ka për Armand Dukën që futbollin shqiptar duket se e menaxhon si një nga bizneset e shumta që ka, sipas dëshirës. Pavarësisht se ai thotë: “Nëse këto janë të faktuara, atëherë drejtësia të bëjë punën e saj, ndërkohë që nëse jo, klubi duhet të gjejë rrugën për t’u mbrojtur”, nga ana tjetër ndryshe vepron. “Shqiptarja.com” ka publikuar disa kohë më parë dokumentat që faktonin se Armand Duka është një nga aksionerët kryesorë të një kompanie kafeje që është sponsor zyrtar i Skënderbeut dhe ky fakt shpjegon edhe qëndrimin e tij. Kreu i FSHF-së nuk mund të dëmtojë me duart e tij një klub i cili është imazhi i produktit të kompanisë së tij. Kjo është kaq e thjeshtë, por problemi qëndron se çfarë do të bëjnë tani klubet e tjera të Kategorisë Superiore, kur kreu i federatës po del haptazi në dëm të interesave të tyre, duke mbrojtur një ekip që ka manipuluar garën.

MOSREGJISTRIMI I ZGJEDHJEVE TE FSHF-së

Në intervistë për Top Channel, presidenti Armand Duka ka folur edhe për problemin e madh që ka tashmë aid he FSHF-ja me mosregjistrimin e zgjedhjeve të reja nga gjykata. Drejtuesit e federatës kanë çuar në Gjykatën e Tiranës dokumentacionin e vendimeve të Asamblesë Zgjedhore, por është refuzuar regjistrimi i tyre për parregullsi. Gjithsesi Duka e minimizon këtë vendim duke e quajtur thjeshtë proceduriale. “Na kanë kërkuar disa dokumente shtesë, që ne po i bëjmë gati. Nuk ka asgjë kaq të madhe sa është bërë, e sigurisht nuk do të ketë asnjë ndryshim”, tha Armand Duka. Pavarësisht regjistrimit në gjykatë apo ankimimit të rivalit të tij, presidenti Duka kujton edhe njëherë vlerësimin që iu bë këtij procesi zgjedhor nga organizmat europianë dhe botërorë, si UEFA dhe FIFA. “UEFA dhe FIFA kanë pasur një vlerësim maksimal për këto zgjedhje, menjëherë pas përfundimit të tyre. Madje, edhe bashkëpunimi i tyre vazhdon. Brenda këtij viti do të vijë në Tiranë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino për të parë projektet tona”, tha më tej Duka.

“Shigjeta” Panucci-t

Në përfundim të intervistës, Duka nuk lë pa prekur edhe problematikën e Kombëtares, ku mungojnë lojtarët dhe aktivizimi i tyre nëpër klube është minimal. Trajneri Panucci ka preferuar që të aktivizojë këta lojtarë, por Duka ka mendim të kundërt. “Më vjen keq, por ky është një moment shumë i vështirë për futbollin tonë. Unë mendoj se, më mirë të luajnë lojtarët që aktivizohen, edhe pse luajnë në kategori më të ulëta, sesa lojtarët që luajnë në kampionate të mëdha, por nuk aktivizohen”, deklaroi kreu i FSHF-së.
 

Ndeshjet e trukuara sipas UEFA-s

Champions League

2015/2016 (21/07/2015) Crusaders FC vs. KF Skënderbeu

2015/2016 (25/08/2015) NK Dinamo Zagreb vs. KF Skënderbeu

23/07/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. Neftçi PKF

30/07/2013: UEFA Champions League Qualification: FC Shakther Karagandy v. Skënderbeu:

06/08/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. FC Shakther Karagandy

Europa League

UEL 2015/2016 (22/10/2015) Sporting Club de Portugal vs. KF Skënderbeu

UEL 2015/2016 (10/12/2015) KF Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskwa

Kampionati Shqiptar

13/11/2010: Skënderbeu vs. Dinamo Tirana

12/12/2010: Skënderbeu vs. Shkumbini

08/12/2010: Teuta vs. Skënderbeu

06/02/2011: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

15/04/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

03/02/2011: KF Tirana vs. Skënderbeu

25/02/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

07/03/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

20/04/2011: Skënderbeu vs. KF Laçi

26/10/2011: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

05/12/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

04/02/2012: KF Laçi vs. Skënderbeu

08/02/2012: Skënderbeu vs. KS Pogradeci

07/03/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

21/03/2012: Skënderbeu vs. KF Laç

26/03/2012: Dajti Kamza vs. Skënderbeu

25/04/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

24/08/2012: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

24/09/2012: Skënderbeu vs. KF Laçi

08/12/2012: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

15/12/2012: Skënderbeu vs. KS Kukesi

19/12/2012: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

04/02/2013: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

17/02/2013: Apolonia Fier vs. Skënderbeu

20/02/2013: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

01/03/2013: KF Laçi vs. Skënderbeu

06/03/2013: KS Kukesi vs. Skënderbeu

12/03/2014: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

30/04/2014: Skënderbeu vs. KS Kukesi

11/09/2014: FK Partizani vs. Skënderbeu

29/10/2014: Skënderbeu vs. KF Elbasani

21/12/2014: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

25/01/2015: KF Elbasani vs. Skënderbeu

31/01/2015: Skënderbeu vs. KF Laçi

16/10/2015: Skënderbeu vs. KS Teuta

18/02/2015: Skënderbeu vs. KS Flamurtari

21/09/2015: Skënderbeu vs. KF Tirana

22/11/2015: Skënderbeu vs. Terbuni Puke

17/02/2016: Skënderbeu vs. Vllaznia

20/04/2016: Skënderbeu vs. KF Laçi

Miqësore

24/01/2013: Skënderbeu vs. Silkeborg IF

31/01/2013: Skënderbeu vs. SV Mattersburg

04/07/2013: FC Energie Cottbus vs. Skënderbeu

25/06/2014: FC Shakhtar Donetsk vs. Skënderbeu

11/01/2015: Skënderbeu vs. KV Oostende

06/07/2015: FC Dynamo Kyiv vs. Skënderbeu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 04/04/2018 02:04

    Po mire ja u ben legenave qe e votoin

    Përgjigju
  • AJAX: 03/04/2018 16:03

    Mire dakort e ke denuar njehere po EUROT pse nuk ja jep PARTIZANIT per titullin kampion ?

    Përgjigju
  • xXx: 03/04/2018 12:47

    Hahahahaha kusari mbron hajdutin,si mund te ishte ndryshe?Thjesht ky injoranti po mbron investimin qe ka bere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos