DUKAGJIN - Hyn në ditën e nëntë operacioni Antikanabis në Shkodër. Në orën 04:00 të mëngjesit 145 forca policore të ndara në 9 grupe, janë transportuar me 20 automjete për në zona të thella të Shalës, Shoshit dhe Pultit në Shkodër.
Deri në mbrëmjen e të enjtes gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin ishin asgjesuar 115 mijë bimë kanabis. Ndërkohë sot në Komunë Shalë dhe Shosh janë identifikuar 6 parcela, në të cilat ishin kultivuar 2000 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sativa, të cilat u asgjesuan me djegie.
Në orët e paradites nga Gjykata e Shkodrës u vendos masa e sigurisë arrest me burg pa afat për Lekë Thanin dhe Fatmir Shpatin, të arrestuar për goditjen e dy helikopterëve Cougar dhe BO 105 në ditën e dytë të operacionit.
Nga të shtënat nuk pati të lënduar, por nxorën jashtë përdorimit helikopterin e Ministrisë së Brendshme i blerë për 1 milionë euro.

(Në foto: Lekë Thani dhe Fatmir Shpati në gjykatën e Shkodres)
Gjatë seancës së zhvilluar ndaj tij, i akuzuari Leke Thani deklaroi para togave të zeza se nuk egziston asnjë sipërfaqe toke në pronësi të tij e mbjelle me kanabis, përveçse me misër.
Trupi gjykues nuk i mori parasysh kërkesat e avokatit mbrojtës që klienti i tij është vetë-dorëzuar, duke i dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Të njëjtën masë sigurie gjykata caktoi edhe ndaj Fatmir Shpatit, që dyshohet se ka qëlluar helikopterin në fshatin Mgullë.
Avokati mbrojtës, kërkoi lirimin e tij, pasi 25-vjeçari është dorëzuar vetë në polici dhe nuk ka fakte shkresore se telefoni i përgjuar është në pronësi të të dyshuarit. Nga kontrollet e ushtruara në banesë nuk u gjet asgjë e paligjshme dhe se në asnjë sipërfaqe toke në pronësi të tij apo familjes së tij nuk u gjet e mbjellë lëndë narkotike.
Trupi gjykues hodhi poshtë kërkesën e këtij të fundit duke e cilësuar si te ligjshëm ndalimin e të dyshuarit nga policia dhe i caktoi masën e sigurisë "arrest me burg". Ndërkohe organi i akuzës, ka kërkuar që të dyja këto raste ti dërgohen për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkodër, qëlluan mbi helikopterët arrestohet edhe i dyshuari i tretë