Shtatë martirë të kishës katolike kanë tashmë memorialin pranë kishës së fshatit Breg Lumi në zonën e Dukagjinit. Në ceremoni morën pjesë Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër Pult Monsinjor Angelo Massafra, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe banorë të zonës.
Fillimisht është mbajtur mesha e shenjtë në kishën e fshatit e drejtuar nga Arqipeshkvi Massafra i cili në fjalën e tij para besimtarëve u ndal tek mesazhi i faljes dhe rëndësia që mbartin figurat e martirëve të kishës katolike shqiptare.
Ndërsa kryebashkiaku Beci premtoi mbështetje për banorët e zonës së Dukagjinit.
“Është monument që na bën të kuptojmë se nga kemi ardhur dhe ku do shkojmë”, tha më tej ai.
Familjarët e martirëve thanë se vepra është realizuar nga skulptori Zef Muri me kontributin financiar të dy familjeve nga Dukagjini që jetojnë në SHBA.
“Kemi emocionon ne si familjarë. Qëndresa e tyre ishte e jashtëzakonshme”, tha Ndoc Ashta, pasardhës i Gjelosh Lulashit.
At Çiprian Nika, At Benardin Palaj, At Gjon Shllaku, At Gasper Suma, Dom Dede Plani, Dom Lazer Shantoja dhe Gjelosh Lulashi në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar u persektuan dhe u vranë nga regjimi komunist. NË 2016 janë shpallur martirë nga Papa Francesku.
U bo inagurimi i martireve sot para dreke !Mbas dreke vriten dy?
Përgjigju