Banorët e Dukagjinit u ngritën dy ditë më parë në një protestë për herë të dytë brenda pak ditëve për të kërkuar ndërtimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë të kësaj krahine.
Pas kësaj proteste pati një reagim të mazhroancës, fillimisht me deputetin Benet Beci i cili shprehu mbështetjen ndaj banorëve, ndërkohë që Bashkia e Shkodrës nënvizonte në një reagim se çdo investim dhe punë 'e pakryer' vjen si pasojë e "bllokadës" nga qeveria.
Ndërkohë që ministrja Elisa Spiropali, që është edhe e deleguar e PS-së në këtë qark, ka dhënë sot lajmin e mirë se është gati projekti për ndërtimin e rrugës me financim të qeverisë qendrore.
“Bashkë me Benetin, prefekten Majlinda Angoni dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, biseduam shtruar me përfaqësues të grupit organizator të protestës së drejtë për rrugën e Dukagjinit. Dukagjini është një thesar sa i njohur po aq i pazbuluar, i Shkodrës dhe i Shqipërisë. Për shkak të potencialit natyror, turistik dhe zhvillimor, ndonëse rruga është në inventarin e Bashkisë Shkodër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financimin e Qeverisë???????? ka bërë të mundur hartimin e projektit teknik”, shkruan Spiropali në Facebook.
Ajo thotë se prezantimi i projektit do të zhvillohet në një takim të zgjeruar në fillim të muajit prill dhe kostoja e realizimit të këtij investimi madhor po negociohet si pjesë e paketave të financimit të donatorëve ndërkombëtarë, në kuadër të një programi zhvillimi për Alpet dhe rajonin e Shkodrës.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.9%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 838
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Punimet për panele diellore përfundojnë në tragjedi, humb jetën 27 vjeçari në Koplik
26 Dhjetor, 12:44
-
Gazetarët i kujtojnë që është live, Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindje: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem (VIDEO)
25 Dhjetor, 14:02
-
Lindja e Krishtit/ Mbahet Mesha e Shenjtë në Katedralen ‘Shën Shtjefni’ në Shkodër
25 Dhjetor, 11:19
-
Besimtarët në Pukë e Vaun e Dejës kremtojnë festën e Krishtlindjes, urime për paqe e bagëti
25 Dhjetor, 10:50
-
Shkodër/ Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, pranga 25-vjeçari! Në kërkim një tjetër (EMRI)
25 Dhjetor, 10:30
-
VIDEOLAJM/ Spektakël fishekzjarrësh, si u kremtua Lindja e Krishtit në Shkodër
25 Dhjetor, 08:15
-
REPORTAZH/ Hajmeli, fshati që përjeton lindjen e Krishtit! Mbi dy mijë qytetarë ndjekin shfaqjen unike 'Betlehemi i gjallë'
24 Dhjetor, 16:16
-
Dyshohen si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit, Gjykata e Shkodrës lë në burg dy autorët e dyshuar, mohojnë të kenë lidhje me krimin
24 Dhjetor, 13:57
-
Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut! Të respektohet në ligj dhe në praktikë
24 Dhjetor, 12:12
-
Përfundon rikonstruktimi i ‘Kinema Republikës’ në Shkodër! Filmi i parë pas punimeve do të shfaqet më 26 dhjetor
24 Dhjetor, 11:33
-
Shkodër/ Shiste kapsolla, nis hetimi për pronaren e dyqanit! Sekuestrohen 44 kuti me lëndë piroteknike
24 Dhjetor, 11:27
-
Shkodër/ Mori me qira banesën dhe e ktheu në “shtëpi bari”, kapet në befasi 22-vjeçari! Ndalohet punonjësi i OSHEE-së, dy të tjerë nën hetim (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:46