Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social 'Instagram' ku protagonistë janë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeminstri Sali Berisha. Këta dy të fundit shihen duke kërcyer 'salsa', nën ritmet e muzikës latine.
Basha është në rolin e partneres së Berishës, i veshur në mënyrë mjaft sensuale me një fustan të kuq dhe një trëndafil me të njëjtën ngjyrë të kapur mbi flokë.
“E dielë e bukur kjo,”- shkruan Rama krahas videos. Kujtojmë që edhe pak ditë më parë kryeministri publikoi një video montazh ku në fokus ishin sërish Basha dhe Berisha.
Komente












Nje vulgarit injoranti nga nje piktor I droguar
Përgjigju