Analisti Kreshnik Spahiu ka publikuar një foto të presidentit Ilir Meta teksa po pi kafe. Spahiu ka ironizuar duke shkruar se “është katandisur duke pritur mandatin e shkarkimit”.

'Kur s’kupton që cikli yt ka mbaruar, katandisesh tek “Mulliri vjetër” duke pritur mandatin e shkarkimit.... “Bluan kafe dhe sheh filxhan ” Në këto raste dorëheqja të zbardh faqen.....'- shkruan Spahiu.
 

Foto e publikuar nga Kreshnik Spahiu

Sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë votash pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.