Dule: Reforma cënon të drejtat e minoriteteve

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha të enjten se reforma territoriale e propozuar nga qeveria cënon të drejtat e minoriteteve.

Duke folur në seancën plenare të së enjtes ku po diskutohet reforma territoriale për Republikën e Shqipërisë, kreu i PBDNJ-se, Dule e ka quajtur këtë një reformë antievropiane, të paligjshme dhe që cënon rëndë të drejtat e minoriteteve. "Kjo reformë do të dështojë ashtu si ndodhi me Censusin", tha ai.

Sipas Dules, ky akt bëhet më i rëndë se nuk propozohet nga një deputet i veçantë, por nga vetë Këshilli i Ministrave. "Dy vjet më parë të dashur kolege nuk ndodheshim bashkë në këtë sallë, se bojkotonim për qëllime të përbashkëta, dhe ata që ishin dje në qeveri votonin ligjin për Censusin. 3 herë u ndryshua ligji për regjistrimin e banesave. Ne e kundërshtuam fort atë ligj", tha Dule.

Sipas Dules, në takimet e organizuara asnjë nuk është shprehur dakord për bashkimin e Himarës me Granishtin e Lukovën. "Në himarë, ishte i nevojshëm një referendum, pasi me këtë reformë synohet rrëmbimi i pronave të Himarës", tha Dule./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)