Kandidatja e djathë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma vijon takimet me qytetarë në zona të ndryshme të qytetit. Ditën e sotme, ajo u ndal në një bashkëbisedim me banorë të lagjes 8, në zonën e ish kënetës.

Duma ka dëgjuar ankesat e qytetarëve që lidheshin me mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm, kanalizimeve, mungesën e pastrimit dhe varfërinë.

“Njerëzit janë bërë indiferendë dhe kanë humbur besimin. Tek ju kanë shpresë”, tha një banor.
 
Ndërkohë, kandidatja e djathtë, për bashkinë e Durrësit u tha banorëve se do urbanizojë këto lagje dhe do hapë vende të reja pune, ndërsa brenda mandatit të parë do marrë zgjidhje  uji i pijshëm, kanalizimet dhe pastrimi.

Ndërkohë të tjerë banorë theksuan  se kanë hasur shumë raste kur pushteti është përdorur për tu kërkuar atyre votën 

 “Shkova ek legalizimi dhe një grua më tha se veta ke në shtëpi. I thashë kam 8 vetë. Po më tha që po nuk votove për Vangjushin nuk do bëhet asgjë”, tha një banorë tjetër.
duma
“Unë jam anëtar i PS-së prej 15 vitesh. Ti themi Vangjush Dakos boll më me premtime boshe se ka 8 vjet. Të ketë turp që del e kërkon vota natën nëpër shtëpi ja dhe nuk vjen si zonja ditën
”, u shpreh një tjetër qytetar.

Kandidatja Duman në përgjigje të të gjitha këtyre shqetësimeve, u shpreh se në këto 8 vite nuk është bërë sa duhet për durrsakët dhe me marjen e bashkisë, ajo do të bëjmë më shumë, për banorët e kësaj zone dhe për gjithë qytetin.
duma
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)