Duma lë mandatin/ Andoni: Largimi nga politika në media, pa logjikë! Koçi: S’ka besim tek e ardhmja PD-së, mund të ketë ikur për pagë

Largimi i Grida Dumës nga politika në media, është një largim pa logjike thotë analisti Ben Andoni. I ftuar në emisionit ‘Studio Live’ në Report Tv, Andoni u shpreh se kjo tregon se Duma nuk kishte shumë besim që të përballet me PD-në. Sipas Andonit, duhet të ishte plotësuar në poltike, të plotësonte një llojë egoje në karrierë, para se t'i kthehej një pune tjetër.

‘Media është kthyer si një minierë që sot mund të ndihesh më mirë se në politikë. Të strehohesh nga politika në media, duket pak e palogjikshme. Duhet të ishte shumë i plotësuar në politikë të plotësoje një lloj egoje në karrierë, që t'i ktheheshe një lloj pune tjetër. Nuk ka një besim të madh në përballjen me partinë e tyre. Duan të gjenden mirë në fusha, ku ato nuk kanë ndonjë kontribut. Me vjen keq që edhe në media nuk funksionon sistemi i karrierës dhe i formimit.’- u shpreh Andoni.

Ndërsa deputeti socialist Petro Koçi, tha për gazetarin Arbër Hitaj se një gjë është e vërtetë, që brenda PD-së nuk ka shumë besim tek e ardhmja.

'Politika është një fushë me shumë sfida. Ka edhe të tjerë që duan të bëhen pjesë e procesit politik. Më rastin konkurent, mendoj se kjo është një zgjedhje individuale dhe ka lidhje që brenda PD-së nuk ka besim, nuk ka besim te perspektiva e PD-së. Motivet e tjera janë personale, që mbase fillojnë edhe nga paga. Kjo është e vërtetë, brenda PD-së si duket nuk ka shumë besim tek e ardhmja. Është një formacion që është i ndarë në dy pjesë. Kemi të bëjmë me një pjesë që drejtohet nga simboli i non gratës që pretendon se ka shumicën në PD dhe nga ana tjetër kemi një shumicë në grupin parlamentar që beson se trashëgon në kuptimin legal PD që deri dje drejtohej nga Basha.’- tha Koçi.

Deputetja Grida Duma, e radhitur ndër të parët në listën e Partisë Demokratike për Tiranën në zgjedhjet e 2021, mbështetëse e ish-kryetarit Lulzim Basha, dhe një nga figurat më me zë në Partinë Demokratike, njoftoi sot dorëzimin e mandatit të deputetes. Duma mësohet se do të nisë një emission dy herë në javë në Top Channel. Mandati i Grida Dumës i kalon një tjetër moderatorje Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin. Një ditë më parë mandatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’