Dumani kreu i ri i SPAK, Sula në ‘Pa Protokoll’: Prezenca e Kim e domosdoshme, ditët e lumtura për politikanët do marrin fund! Shabani: Procesi pati presione

TIRANË- Altin Dumani do të drejtojë SPAK për tre vitet e ardhshme, por çfarë nënkuptoi prania e ambasadores amerikane Yuri Kim në këtë proces. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv. Deputeti demokrat Dash Sula tha për gazetaren Anduela Ndreu se prania e ambasadores ishte e domosdoshme  në mënyrë që procesi të mos ndikohej nga presioni i politikës.

Nëse reforma në drejtësi do të ecë me këto ritme, Sula tha se ditët e lumtura për politikanët shqiptar do të përfudnojnë së shpejti.

“Prania e Yuri Kim ishte e domosdoshme. Për të ardhur keq që në një shtet demokratik të ndodhë diçka e tillë. Dumani, prokurori i vetëm që s’ka tentuar të marrë diçka materiale. Garanci për drejtësinë, fat i madh që ka në drejtësi disa burra e gra që mund ti shërbejnë këtij vendi.

Institucione të brishta për shkak të presionit politik. Kjo kënetë politike i ka çuar institucionet në këtë pikë. Nuk është meritë e politikës shqiptare reforma në drejtësi. Ditët e lumtura për politikanët shqiptar do përfundojnë së shpejti”, tha Sula në Pa Protokoll.

Endri Shabani, kreu i Nismës Thurje, u shpreh se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK është zhvilluar nën presione, si nga ana e SHBA-së, por edhe politikës, si nga ana e qeverisë, por edhe nga opozita.

“Patericë për një shtet që nuk ecën dot me këmbët e veta. E kanë gjymtuar këta që i kemi besuar për 32 vjet. A ka ndërhyrje dhe presion? Ka nga të dyja palët, amerikanët dhe nga Rama, Berisha dhe Ilir Meta në anën tjetër. Ca kërkojnë këta? Përse duan ta kapin SPAK. Ndërkombëtar duan që këta të paguajnë për atë që u kanë vjedh shqiptarëve. Paratë e evropianëve e SHBA. Por ku vjen puna për të shkuar në burg këta janë bashkë. Janë të interesuar ta pengojnë reformën në drejtësi”, tha Shabani.

Në të njëjtën linjë edhe eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa thotë se ky proces ka qenë mes ‘përplasjes’ se SHBA dhe presionit të qeverisë. Ai tha se mbetet për t’u parë nëse filozofia e Dumanit, siç përmendi ai vetë do jenë faktet dhe jo emrat.

“Ka qenë midis përplasjes, tensionet që ka pas qeveria dhe ambasada amerikane që është shumë e interesuar për suksesin e reformën në drejtësi. Unë jam person që i besoj institucioneve, institucionet duhet të jenë në provë dhe prova duhet të jetë koha. Kur të shohim prova që s’do pyesin, për emra. Nëse do jetë kjo filozofia e punës duhet të presim me durim nëse ajo që deklaron do jetë filozofia e punës së tij, faktet dhe jo emrat. Se ne rrotullohemi nga emrat pastaj faktet”, tha Softa.

Altin Dumani është drejtuesi i ri i SPAK! Ai mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Pra në proces votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndoqi procesin nga afër. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore