Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, së bashku me prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, është ftuar ditën e sotme në Konferencën Rajonale të Prokurorive Përgjegjëse për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Shkup, Maqedoninë e Veriut.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm, marrin pjesë Drejtues të Lartë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Maqedonisë së Veriut, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Malit të Zi. Gjithashtu të pranishëm në këtë Konferencë janë dhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në Maqedoninë e Veriut.
Rëndësia e kësaj Konference qëndron në faktin se, drejtuesit më të lartë të zyrave të prokurorive të caktuara për luftën kundër korrupsionit, do të diskutojnë rreth forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperiencave më të mira, për të pasur një qasje sa më të koordinuar në nivel rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rritjes së bashkëpunimit në luftën kundër pastrimit të parave, duke marrë parasysh diversifikimin e mënyrave të pastrimit të parave nga krimi i organizuar dhe shpërndarjen e investimeve të tyre në disa vende të rajonit, informoi sot SPAK.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Zoti Altin Dumani, bëri një prezantim të qasjes shteruese të SPAK, ndaj hetimit të krimit të organizuar, dhe gjithashtu trajtoi praktikën e ndjekur tashmë nga ky institucion, në lidhje me fillimin paralel të hetimit pasuror dhe/ose financiar, për çdo hetim që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Lajmi ne perditesim...
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
'Toyota Yaris'/ Dumani paralajmëron Berishën: Do mbash përgjegjësi penale për publikimin e saj! Të gjithë të barabartë para ligjit
20 Janar, 13:15
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë
7 Janar, 12:53
-
Berisha në SPAK, Nuri për ‘5 Pyetjet’: Masë e palogjikshme! Hoxha: Hetimet kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë
6 Janar, 22:28
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje
6 Janar, 07:28
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24