Analisti Ilir Yzeiri i ftuar këtë të hënë në ‘Sot Live në Shqipëri’, komentoi rreth seancës gjyqësore të së premtes për padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër prokurorit Ols Dado.

Në një diskutim me moderatorin Nertil Agalliu, Yzeiri së pari vuri në dukje sulmet që u bënë në rrjete sociale ndaj aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika. Aktori së bashku me disa figura të tjera ndoqën gjyqin dhe treguan mbështetje ndaj Veliajt.

 Yzeri tha se përveç komenteve negative një pjesë tjetër më e madhe e panë gjestin e aktorit si një veprim human ndaj një njeriu që po i ushtrohet një dhunë e egër juridike.

“100 komentues u shprehën me tone negative ndaj Ndrenikës. Në një masë  tjetër gjesti i Ndrenikës u pa si një gjest human ndaj një njeriu që po ushtrohet një dhunë e egër juridike, ndaj të cilit është ngritur një padi nga dy anonimë që nuk ekzistojnë; pra, prokurori që ka ngritur padinë ndaj Erion Veliajt është një falsifikator, sepse ai ka marrë identitetin e dikujt tjetër, ka shtuar një emër, dy emra, të cilët sikur kanë bërë padi. Dado e Dumani e ka orkestruar të gjithë këtë maskaradë. Të premten e pashë si organizohen gjyqet në Shqipëri. Salla ku u mbajt seanca për Veliaj ishte si një kuzhinë”, tha Yzeiri teksa shtoi se kafazet e qelqta përdoren për ata që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, që kanë kryer vepra të rënda penale.

Yzeiri thotë se në vendin tonë po rrezikohen balancat e pushtetit dhe për këtë sjell si shembull kryesor sërish rastin e kryebashkiakut Veliaj, dhe padinë mbi padinë e këtij të fundit, për ligjshmërinë ose jo të emërimit prokuror të Ols Dados, i njëjti që ka ngritur akuza penale ndaj tij.

Ai u shpreh se mbrojtja e Erion Veliajt i ka kërkuar Prokurorisë së SPAK që t’i vërë në dispozicion identitetet e paditësve anonimë

“Ju e dini që në gjyqin ndaj Sali Berishës për tjetërsimin e pronave të klubit “Partizani”, i pari u paraqit paditësi, pra Taulant Balla, ai që kishte bërë padinë. Tani, kur të bëhet gjyqi ndaj Erion Veliajt, cili paditës do të paraqitet atje? Se duhet të vijë një. Prokurori nuk mund të jetë paditës, ai administron provat dhe ngre padinë. Cili është ky paditës? Nëse ky prokuror që ka falsifikuar emrin e dikujt tjetër, pra ka paraqitur një personazh të rremë, ky ka kryer një vepër penale, sepse ka falsifikuar identitetin e dikujt tjetër dhe me atë identitet ose ka krijuar një identitet të rremë ka ngritur një padi që i ka shkatërruar jetën dikujt. Që këtu fillon anomalia, pastaj ato çështjet për të cilat akuzohet Veliaj janë të gjitha maskaradë e një personi të frustruar siç është Olsi Dado.

Këtu po rrezikohen balancat e pushtetit. Pushteti juridik po kërkon të marrë një pushtet tjetër. Ne kemi votuar parlamentin, të gjitha pushtetet e tjera janë të rrjedhura nga pushteti. Ne sot i kemi të shkaktërruara gjykatat. Kur një prokuror si Olso Dado i kërkohet transparencë për emërimin e tij si prokuror, Gjykata në vend që të bëjë këtë transparencë, bën të kundërtën, mbron të dyshuarin dhe kjo duhet të sjellë si një alarm në Parlament. Sot që ne flasim duhet të jepet drejtësi për të gjithë qytetarët”, tha Yzeiri.

Në fund Yzeiri kometoi edhe mbajtjen e seancës së dytë në themel në ngarkim të Ilir Metës - seancë e cila nis ime debate pasi të pandehurit kërkuan transmetimin live.

“Vendimi i kësaj gjyqtareje është një vendim prej frikës dhe i brishtë. Kjo gjykatë dhe kjo prokurori nën udhëheqjen e Dados dhe Dumanit është mësuar që çfarë regjistrohen aty t’jua shesin disa fundërrinave aty jashtë. Ti mund ti nxjerrësh kamerat, por mund të lejosh një që te regjistrojë. Këto regjistrime kërkojnë një mirëkuptim institucional”, tha Yzeiri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:01
Sulmet e Berishës ndaj Gonzatos Ilir Yzeiri: Nuk është gjë e re në narrativën tij! Kreu i PD-së, figurë që nuk ka asnjë vlerë për Perëndimorët

Dy ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha sulmoi kryediplomatin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, duke e cilësuar si një lobist i Ramës në Bruksel.

Analisti Ilir Yzeiri tha se këto sulme të Berishës nuk janë të reja, veçanërisht për Perëndimorët.

Ai shtoi se Berisha për Perëndimorët është një figurë që nuk ka asnjë vlerë për këta të fundit.

“Kjo nuk është një gjë e re në narrrativën e Berishës, në sulmet që ai bën ndaj Gonzatos. Ai u ‘përkëdhel’ pak nga disa vizita që i bën përfaqësues të UCD-së gjermane. Kjo retorikë e Berishës kundër Perëndimit fillon që në vitin 1996 në zgjedhjet e famshme – kur ai u nda përfundimisht me perëndimin dhe pengoi të vinte në Shqipëri zëvendës ndihmësin sekretarin e jashtëm të asaj kohe. Berisha e la në Kosovë dhe nuk pranoi ta priste.

Sot ai është një figurë që nuk ka asnjë vlerë për Perëndimorët , por fatkeqësisht disa ambasdorë  në Tiranë ndoshta të frustuar me qeverinë i çojnë mesazhe Berishës dhe ai i keqpërdor ato. Por megjithatë qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar Berisha është non grata. Berisha këto gjëra për konsum vetjak për shkak të pozitës që ka në politikë, ku shfaqet i dëshpëruar në ato protestat me molotovë. Lëvizjet e Salianjit i ka dhënë një goditje Berishës, dhe kjo shihet nga fakti që Salianji arrin t’i mbushë sallat”, tha Yzeiri.