Dumani 'përballë' politikës/ Krashi: Model i shërbëtorit publik! Galdini: Do mbështetje! Nuk është Kevin Costner tek filmi 'The Untouchable'

Paraqitja e kreu të SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme, u diskutua në panelin e të ftuarve në Repolitix në Report Tv me Denis Mingën.

Analisti Plator Nesturi theksoi alarmin e Dumanit se krimi ka një shtrirje shumë problematike në çdo qelizë, në të cilën edhe SPAK nuk është e imunizuar.

'Ishte një moment shumë i vështirë. Kishte një hendek të madh mes politikës dhe përfaqësuesve të SPAK. Çështja e mosbesueshmërisë apo mënyra si u trajtuan palët vinte nga një lloj ngarkese. Preken dhe interesat e disa prej komisionit aty. Nuk kemi të bëjmë në kushtet e bashkëpunimit. Kemi një hendek që përbën problematik. Aty u kapën problematika jo vetëm politike por me shumë shtresa. Ajo që tha Dumani me shprehjen ulëritëse për një pjesë të drejtuesve të policisë.

Ky fenomen që janë bërë bashkëpunëtorë, pjesë e krimit e bën një situatë realisht ku krimi ka depërtuar në shumë aspekte, është fakti që në këtë kuadër 80% të shqiptarëve besojnë tek SPAK. Nuk shpëtohet pa një mbështetje totale për të bërë qelizën. Çështja e korrupsionit, qoftë edhe bashkëpunim me krimin ka një shtrirje shumë problematike. Edhe SPAK vetë nuk është i imunizuar. Dumani kishte dhe një shqetësim të brendshëm. Nuk mund ta ngrejë këtë problematikë kur përballë ka subjekte të SPAK. Duhet të jemi shumë trysnues për të mbështetur SPAK', thotë Nesturi.

Arian Galdini thotë se Dumani nuk është në rolin e Kevin Costner tek filmi ‘The Untouchable’, por ka nevojë mbështetjen edhe të shoqërisë, ku media të nxjerri në pah qytetarin e thjeshtë që i thotë jo të keqes.

'Pritshmëria e publikut kaq e lartë, duhet ta mirëpresim çdo përballje të Dumanit me subjektet që kanë. Nuk janë njerëz që ecin më këmbë. Nuk janë njerëz që kanë hallet që kemi ne. Kanë shëtitur në çdo zyrë të Departamentit të shtetit. Nuk janë kaq vetëm dhe kaq për gjynah. Nuk ka gjynah. Ka një moment dublim për çdo njeri, merr një mision dhe betohesh para kushtetutës. Dhe nuk pret ndihmë. Por ti duhet ta çosh betejën deri në fund. SPAK është një digë e vetmuar. Duhet të kishte ndihmë nga të gjithë strukturat.

Ky njeri në fakt do duhet ta bëjë këtë betejë, mbështetja është maksimale. A nuk do ishte mirë që edhe media, të prodhonte edhe qytetarin e përditshëm si hero që përballet me të keqen. Ky nuk është Kevin Costner tek filmi Untouchable. E kanë të pamundur ta bëjnë këtë gjë. Duhet të gjejmë ata heronj të jetës së përditshme që përballen me të keqen, që i thonë jo', shprehet Galdini.

Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi vlerëson faktin se sot u paraqit një njeri i përgjegjshëm për detyrën që ka si shërbëtor i popullit.

'Pashë një njeri të përgjegjshëm që e ka shumë të qartë që paguhet me taksat e popullit. Pashë një sinqeritet në raportim. Një njeri i cili e merr me seriozitet punën e tij, ndonëse është drejtues. Është hera e parë që shikoj një shërbëtor publik që rrezaton transparencë, drejtësi. Gjithë të tjerat janë përpjekje për ti vënë gur në rrota. Duket se do dështojnë. Ishte i qartë se ishte i paanshëm. Sot ishte prova që SPAK është një insititucion i pavarur që nuk ndikohet. Ishte muzikë në veshë e mi që ky është modeli i shërbëtorit publik. Interesi sot ishte shumë i lartë', nënvizon Krashi.

Përfaqësuesi i PD-së, Indrit Sefa e shikon praninë e Dumanit në komision si esencë të asaj që kërkon Rama të bëjë me paktin antikorrupsion ku do marrë në shqyrtim parlamenti punën e prokurorëve të posaçëm.  

'Ishte një esencë e komisionit parlamentar që do bëjë Rama. Do e bëjë komisioni, ku do vijë zoti Dumani do pyetet nga zoti Noka po shkel të drejtat Dumani kur heton apo jo.  E pyeste është i burgosur pa prova lideri i opozitës sot. Mazhorancës i krijonte pështjellim prania e Dumanit. Kjo ishte një esencë se çfarë duan të bëjnë. Të marrin prokurorin e posaçëm dhe ta marrin në pyetje në komision hetimor si e bën punën. Ai nuk është politikan. Nuk është mësuar të ketë reflektorët e mediave para fytyrës së tij.

Zoti Dumani ka treguar me integritet se ka bërë një punë shumë të mirë në 1 vit e gjysëm në krye të SPAK. Ka një fenomen shumë të rrezikshëm, janë mësuar të bëjnë drejtësi popullore si në kohën e xhaxhit. Rasti tipik është dosja Beleri. Elementi tjetër më negativ është kur del kryeministri dhe thotë ç’është ai gjyqtar atje. Të del Berisha nga ballkoni dhe thotë do shkrijmë SPAK. Nuk mund ta personalizojmë gjithë strukturën me një individ. Nuk kërkoi ndihmën e askujt, kërkoi vetëm staf. Të lehtësohet puna me veprat minore të korrupsionit', thekson Sefa.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit