Ndryshimet zgjedhore, Pano Soko në 'Repolitix': Kërkojnë të godasin partitë e vogla! Karaj: I dhuruan Ramës 84 mandate

PS dhe PD kanë arritur një konsensus për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke i hapur rrugë votimit të diasporës, ndërkohë që ndryshimet parashikojnë votim parapëlqyes në 2/3 e kandidatëve, ndërsa 1/3 e fiksuar nga partia do të ketë prioritet në marrjen e mandatit.

Pano Soko, kreu i Nismës Thurje i ftuar në Report Tv thotë se me këto ndryshime zgjedhore PS dhe PD kërkojnë që të godasin partitë e vogla. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, Soko e cilësoi kryeministrin Rama si orkestrues të Reformës së re Zgjedhore, në

“Deri para një muaj nuk diskutohej çështja e listave, këta duke parë edhe sondazhet e fundit dhe rritjen e partive të reja, i harruan qeveria teknike e koalicionet dhe rendën, kujtojnë se po u bëjnë dëm partive të reja duke mbyllur listat. Berisha dhe Rama si orkestrues nga mbrapa. U lëshuan se panë që partitë e reja po marrin shumë. Këta janë budallenj, se kuptojnë që është çështje vote. Bëjë si duash listën, partitë e reja janë duke ecur”, tha Pano Soko.

Analisti Nesturi thotë se nga këto ndryshime do të mbeten të zhgënjyer të gjithë ata deputetë aktuale që mendojnë se do jenë në listë të sigurt.

“Të gjithë këta që mendojnë se do fiksohen në lista, kanë për të ngel të zhgënjyer. Është një evolucion që të dyja partitë politike janë të detyruara ta bëjnë. Jo vetëm çështja e SPAK, por edhe elementë të tjerë, ose do shkojnë t’i thonë shkoni provohuni te lisa e hapur”, tha Nesturi.

Nesturi shton se opozita ka qenë më e interesuara për mbylljen e listave.

Nëse kujtojmë zgjedhjet e kaluara, një nga ata që humbi mandatin ishte Ervin Bushati, me këtë kod s’do ta humbte mandatin. Nëse do kuptojmë faktin kujt i intereson. Kemi dy bashkëkryetarët, Gjiknurin dhe Bylykbashin. Damiani s’do e ketë problem me mbledh vota, po Bylykbashi do e ketë. Dhe një sërë personazhesh të tjerë.

Për avokatin Leonard Karaj, PD ka bërë autogolin e jetës me këtë kod të ri zgjedhor, që sipas tij do i dhurojë Ramës 84 mandate.

“PD ka bërë autogolin e jetës, jo 74 mandate, po PS vëri 84 mandate me këtë kod kështu si është. Logjika të çon që një PS prej 12 vitesh në pushtet, me kaq shumë skandale korrupsioni do duhej të binte vetë, s’kishte nevojë t’i bëje opozitë. Hallin e ka më shumë opozita me këtë kod dhe ata njerëz që janë yshtur për të ta bërë këtë kod kështu, se kanë pasur frikën se s’do ishin më deputetë. Nuk arrij të kuptoj se çfarë vizioni dritëshkurtër paskësh lidershipi i ri i PD, pas 11 qershorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

 

Avokati Indrit Sefa i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv ka ironizuar ndryshimet zgjedhore të dakordësuara mes PD dhe PS, ku 1/3 e listës së deputetëve duhet të jetë e mbyllur. Sipas Sefës, qytetarët e Tiranës me ndryshimet reja do kenë mundësi që të zgjedhin vetëm 3 deputetë nga PD dhe rreth 12 deputetë do i zgjedhë kryetari.

Sefa bën ironi, ndërsa thotë se me Kodin e ri do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg.

“E kanë bërë si në kohën e perandorisë romake. Populli do zgjedhë 3 deputetë në tiranë nga opozita. 1 mln banorë popull do zgjedhë 3 deputetë. Kati 8 i një pallati në Tiranë do zgjedhë 12 deputetë. Kjo do sjellë një shtim të numrit të bluzave ‘Free Berisha në treg”, tha Sefa në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër