Policët e inkriminuar? Hoxha në komisionin e Sigurisë: Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi

Policët e inkriminuar? Hoxha në komisionin e Sigurisë: Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Në seancën e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri i ka kujtuar Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha deklaratën e bërë disa kohë më parë të Kreut të SPAK Altin Dumani gjatë një seance në KLP. 

Hoxha ka vendosur të mos e komentojë deklaratën e kreut të SPAK duke i bërë thirrje deputetëve mos të politizojnë këto çështje.

Xhaferri: Si e vlerësoni ju si Ministër i Brendshëm deklaratën e Kreut të SPAK-ut Dumani, deklaratë zyrtare, e bërë në KLP. I cili ka deklaruar se kemi kufizuar bashkëpunimin me policinë dhe  po zgjerojmë BKH sepse e kemi të provuar që drejtues të policisë bashkëpunojnë me krimin.

Hoxha: Unë nuk komentoj deklaratat e Kreut të SPAK-ut. Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi. Cfarë do gjëje që ne të bëjmë korrekt, më vjen shumë keq që politika e komenton, e prodhon dhe e rishet si një lajm që e ka prodhuar vetë.  

Në datë 4 Prill të këtij viti Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit për veprimtarinë vjetore të SPAK para KLP-së dhe në 22 Maj në Komisioni e Ligjeve ka deklaruar se:

Në shumë nga hetimet tona një rol të rëndësishëm ka luajtur policia dhe oficerët. Në shumë nga hetimet janë evidentuar lidhje të krimit me funksionar të korruptuar të policisë. Fenomeni i korruptimit në radhët e policisë është problem për funksionimin e shtetit ligjor, pasi pengon hetimet e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Nga viti 2020 deri në fund të 2023, janë proceduar rreth 70 efektivë vetëm nga SPAK, siç është bërë publike, këtë kam patur parasysh kur kam bërë këtë deklaratë, na ka rezultuar drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin në krimet që krimi i organizuar kryen. Shembujt janë publik, Bistri, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh, nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim. Por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë, ne me policinë e Shtetit bashkëpunojmë çdo ditë, kemi hetime të përbashkëta”


Lajmi kryesor:

‘S'jam i kënaqur me Policinë e Shtetit’/ Hoxha jep shpjegime te Siguria: Atentati në Memaliaj alarm për policinë! Ministri, opozitës: Tentuat ta manipulonit vrasjen e Progës


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë