Elbasan- Fermerët e zonës së Dumresë, në 25 vitet e fundit kanë mbjellë plot 1 milionë rrënjë ullinj, të cilët sot janë të gjithë në prodhim.
Tashmë jemi në sezonin e vjeljes dhe përpunimit të vajit, dhe të gjithë fermerët janë të angazhuar për nxjerrë fitime nga prodhimi që duket se është i bollshëm.
Tregu është i sigurt sepse vaji i Dumresë shitet si brenda ashtu dhe jashtë vendit, por shqetësim për fermerët dhe pronarët e fabrikave mbetet çmimi i ulët, 600 deri në 700 lekë për litër.
“Çmimet kanë shkuar shumë të larta për forcën e punës, 30, 40, 50 mijë lekë punëtori. Neve nuk na leverdis. I vete kostoja e kiles së vajit 20 mijë lekë po ta llogarisësh me laps”, shprehet një grua, banore e zonës.
“Na vijnë nga të gjitha vendet. Nga Kosova, nga Peja, nga Tirana kanë ardhur. Tregu brendshëm na ka ardhur dhe këtu vaj gjendje nuk ka, sepse cilësia këtu flet vetë. Këtu e merr klienti vajin dhe ngelet i kënaqur”, thotë një tjetër, që tregon për ecurinë e lartë të tregtisë së produktit, që mbetet ndër më të kërkuarit.
Fermerët, të cilët nuk kanë as kushte magazinimi detyrohen ta shesin me çmimin që e kërkojnë tregtarët e grumbulluesit, por në fund ankohen se nuk mbulojnë shpenzimet, siç janë pagesat për punëtorët apo spërkatja e ullishteve me pesticide.
“Të shesësh 1 ton vaj me 5 mijë lekë litri shkon në 5 milionë lekë (të vjetra). Çfarë do bësh me ato 5 milionë? Kur ka shpenzime si krasitje, punime, krasitje dimërore, prerje bari, proces i madh i punës dhe punëtorë nuk ka”, thotë një tjetër fermer.
“E shesim privatisht, me kilogram, me 6 me 7, por të paktën duhet ta shesim me 8 mijë lekë të vjetra, që të mbulosh ato shpenzimet”, thotë një tjetër banor që pret përpunimin në fabrikë të ullinjve të tij për vaj.
Referuar të dhënave zyrtare të Bashkisë së Belshit, prodhimi vjetor i vajit të ullirit shkon në 3 mijë tonë.
Një pjesë e mirë e prodhimit eksportohet në Itali me autobote, e mandej përpunohet e markohet në shtetin fqinj, për t’u shitur sigurisht me çmim me të lartë.
Me vjen keq qe thoni sna del kostoja llogarija del kullaj 20 per 5=100-10fabrika 25 quintali ai qe e mbledh=35 ushqim un i jap 300 g rrenja per 7 Ero kg qe esht ne itali = 2 Ero nje rrenje sperkatje dimrore 1kujtal uj 400 g gurth kali=2.80 ero sperkatje verore qershor trebon up 500g hektari 50 g per kujtali ujti 3.5 ero per kujtali ullish po ju fus sperkatje bari per te tha 1 kujta ullit per te tha barin =16 LT uj = 100 ml shekante dhe50ml attivante=1.5ero bejme llogorin e 1 qujtali ulliri=50 ero me be nje kujtal ulli gabimi i par qe beni ja hidhni plehun tani qe pem nuk e merr ushqimin tani deturohini ti hidhni prap pse plehu ka nje afat ushqimi ke zona jon plehu hidhet ne mars o njerez dhe sperkatje beni nji né qeshor jeni ne rregull
Përgjigju