Rrejti social Facebook nuk përdoret vetëm për të komunikuar me miqtë, për të "reklamuar" foto apo edhe për të njohur persona të rinj. Dy të mitur nga qyteti i Durrësit kanë dashur të përfitojnë lekë duke i bërë presion një 15-vjeçareje. Policia arrestoi një 14-vjeçar dhe një 15-vjeçar me inicialet D.K dhe R.M pasi kanë kanosur përmes Facebook-ut bashkëmoshataren e tyre duke i kërkuar 20 mijë lekë të rinj. Nuk dihet se me çfarë e kanë kërcënuar dy të miturit 15-vjeçaren, por ata akuzohen për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”