Vazhdon asgjësimi i kanabisit në të gjithë Shqipërisë, ndërsa sot në Durrës policia ka identifikuar dhe asgjësuar 5500 bimë narkotike.
 
Parcelat me kanabis ishin kultivuar në Rrotull të Ishmit. Zbulimi i parcelave me kanabis është bërë nga policia pas informacioneve në rrugë operative dhe monitorimit të zonës.
 
Ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kultivuan 5500 bimë narkotike.
 
d.b/shqiptarja.com